Gardistet te ngujuar ne kryeministri Prokuroria Garda nuk bashkepunon

Nuk vihen ne dispozicion te gjitha armet qe diten e demonstrates u futen ne perdorim
TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit pervec pengeses nga Policia per mos ekzekutimin e urdher-ndalimeve per gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes ka hasur veshtiresi nga keto te fundit per te zbardhur ngjarjen e 21 janarit.
Sipas te dhenave te mesuara nga Prokuroria e Pergjithshme mesohet se prokuroret dhe hetuesit e ceshtjes jane ankuar prane organit qendror te akuzes per mos bashkepunimin e Gardes se Republikes me grupin hetimor te demonstrates se 21 janarit. Kjo pengese sipas ketyre burimeve eshte shfaqur hapur ne mos lejimin e gardisteve te dalin nga kryeministria per tu marre ne pyetje dhe mos venien ne dispozicion te te gjitha armeve qe punonjesit e gardes kishin ne perdorim diten e demonstrates.
Deri tani asnje nga gardistet nuk eshte lejuar te dale nga institucioni i kryeministrise duke e krahasuar gjendjen e krijuar pas demonstrates se 21 janarit si gjendje te jashtezakonshme pasi edhe per mjekime nuk lejohet qe te dalin nga ndertesa. Kjo per faktin se po te dalin nga institucioni i kryeministrise do te merren ne pyetje nga prokuroria. Kjo situate eshte shume e pazakonte pasi nuk mund te kryen te gjitha veprimet nevojshme hetimore-thuhet nga burimet prane Prokurorise se Pergjithshme.
Gjithashtu keto burime konfirmuan se drejtuesit e Gardes se Republikes ndaj te cileve prokuroria ka leshuar urdher-ndalime kane urdheruar vartesit e tyre qe mos ti vene ne dispozicion te gjitha armet qe diten e demonstrates kishin ne perdorim.
shte kerkuar qe te gjithe gardistet apo drejtuesit e gardes qe gjate dites se demonstrates kishin ne perdorim armet ti dorezojne per kryerjen e akt-ekspertimeve balistike si dhe krahasuese me predhat dhe gezhojat e gjetura dhe sekuestruara brenda kryeministrise. Garda e Republikes i ka dorezuar prokurorise vetem 52 lloje te armeve per kryerjen e ketyre ekspertimeve. Ndersa per te tjerat eshte pretenduar se nuk mund ti dorezojne per shkak se gjendja eshte e jashtezakonshme-thuhet nga burimet prane organit qendror te akuzes.
Sipas ketyre burimeve mesohet se jane sekuestruar dhe derguar ne Laboratorin e Institutit te Policise Shkencore qe ndodhet prane Ministrise se Brendshme te 52 armet e kalibrave te ndryshme si arme automatiku Kallashnikov arme automatiku MP-5 te prodhimit turk dhe pistoleta te ndryshme. Te gjitha keto arme do ti nenshtrohen ekspertimit balistik ekspertimit krahasues me predhat e gjetura ne trupat e te vrareve dhe plagosurve si dhe me gezhojat e sekuestruara brenda ambienteve te kryeministrise qe jane rreth 4 qese te medha.
Kryeprokurori Malaj dergon grup hetuesish brenda Kryeministrise
Gjate mesdites se djeshme drejtuesi i grupit hetimore i kryesuar nga kryeprokurori i kryeqytetit z.Sokol Malaj ka urdheruar qe dy prokurore dhe tre hetues te ceshtjes te zbarkojne ne ambientet e kryeministrise ku mbahen te mbyllur efektivet e Gardes se Republikes qe nga data 21 janar.
Misioni i perfaqesuesve te prokurorise mesohet se eshte evidentimi i te gjithe te plagosurve nga radhet e Gardes se Republikes pasi asnje prej tyre edhe pse i lenduar nuk eshte derguar ne qendrat Spitalore si prane atij Ushtarak apo civil.
Jane derguar nje grup te hetuesve per te mbledhur te gjithe te dhenat e gardisteve te plagosur te cilet i jane nenshtruar mjekimeve brenda kryeministrise ne nje qender spitalore te improvizuar brenda ambienteve te ketij institucioni. Keta prokurore do te marrin te dhenat e sakta dhe me pas do te kerkojne kryerjen e akt-ekspertimeve Mjeko-Ligjore per demtimet qe ata kane qe raportet e tyre me pas te administrohen ne fashikullin e hetimit-thuhet nga prokuroria.
Malaj leter L.Bashes e Burgajt per urdher-arrestet e gardisteve
Drejtuesi i Prokurorise se Tiranes Sokol Malaj paraditen e djeshme duke marre shkak nga mos ekzekutimi i urdhrave te ndalimit nga policia per gjashte drejtuesit e larte te Gardes se Republikes i ka kujtuar strukturave te larta te policise kete vonese.
Me ane te nje shkrese te titulluar kujtese per Ministrin e Brendshem z.Lulezim Basha dhe drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit z.Hysni Burgaj kryeprokurori i kryeqytetit Malaj i ka kujtuar dy titullareve te larte te policise se mos ekzekutimi i urdher-ndalimit po sjell pengesa ne hetimin e ceshtjes.
Sipas kesaj letre kryesuesi i grupit hetimor i kerkon zyrtareve te larte te Policise te marrin masa per ekzekutimin e tyre pasi ne te kunderten nese konstatohet se mos ekzekutimi i tyre behet me qellim do te kete ndjekje penale per te gjithe shkelesit e ligjit.
Qe mengjesin e se shtunes konkretisht me 22 janar kur prokuroria ka leshuar urdher-ndalimet per gjashte drejtuesit e gardes policia nuk ka kryer ekzekutimet e tyre.