E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënder Gjinushi, i vetmi mbrojtës i projektbuxhetit korruptiv të Ramës

Kryebashkiaku Edi Rama ka angazhuar dje më mbrojtjen e projektbuxhetit të tij problematik për vitin 2009 përveç vartësit të tij Shalsi edhe përfaqësuesin e aleatit të tij socialdemokrat, Skënder Gjinushi. Zëvendëskryetari i Këshillit Bashkiak, Petraq Simo, e konsideroi dje si të paprecedentë vendimin e Prefektit të Tiranës, Ruzhdi Keçi për kthimin për rishikim të projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës. Simo në një deklaratë për mediat tha se drafti për buxhetin është miratuar me shumicë votash, dhe se e drejta e vetme e Prefektit të Tiranës, është vetëm të ankimojë në Gjykatë, për të paraqitur vërejtjet që ka për projektbuxhetin. Sipas Simos, Keçi ka kapërcyer kompetencat që i njeh ligji, nuk ngre argumente ligjore dhe si rezultat rekomandimi i tij për rishikimin e vendimit të shumicës në Këshill Bashkiak nuk do të merret parasysh. 

Sipas zëvendëskryetarit, Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009 është miratuar nga shumica e këshilltarëve. Pak ditë më parë Prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi e ktheu për rishqyrtim këtë plan financiar duke deklaruar se ai bie ndesh me ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor në Shqipëri. Keçi tha se kishte konstatuar së paku 5 shkelje ligjore ndërsa vërejti se në këtë buxhet nuk janë përfshirë të ardhurat e papërdorura të 2008. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›