E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Rezultatet antitrafik, vullnet i qeverisë për tolerancë zero ndaj krimit

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani tha dje në kuvend se Shqipëria është fshirë nga harta e zezë e vendeve që tranzitojnë drogë.Gjatë debatit të lirë parlamentar, ministri Nishani solli në vëmendje të deputetëve raportin  vjetor të OKB-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogave, ku Shqipëria shihet si një vend që ka pësuar ndryshime të mëdha në sjelljen dhe angazhimin e institucioneve të saj në luftën kundër këtyre fenomeneve. “Ndërsa në vitin 2005 trafikoheshin nga Shqipëria drogë apo kryheshin trafiqe të tjera me një vlerë prej miliona dollarësh, sot nga këto institucione autoritare vendi ynë konsiderohet si një vend jashtë linjës së trafikut dhe tranzitimit të drogave, nga Azia e Afërme drejt Evropës. Kjo ka ardhur nga angazhimet konkrete dhe vullneti i Qeverisë për të luftuar me zero tolerancë krimin e organizuar”, u shpreh ministri Nishani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›