Berat konferenca e 11-të e Partisë Demokratike. Në balotazh zgjedhjet për kreun e degës së PD

U zhvillua në Berat konferenca e 11 e Partisë Demokratike, për zgjedhjen e kryetarit të degës së partisë për këtë rreth. Këto zgjedhje do të ripërsëriten, sepse nga votimi i nga katër kandidatë në garë, dy prej tyre kanë kaluar në balotazh, duke mos siguruar asnjë prej tyre numrin e mjaftueshëm të delegatëve.
Në konferencën e 11 që zhvilloi kjo degë për analizën e punës kanë qenë të pranishëm zëvendëskryeministri Genc Pollo, ministria e Integrimit Majlinda Bregu, deputeti i Beratit Mehmet Xheka dhe deputetët e tjerë të PD-së si Agron Musaraj, Njazi Kosovrasi, Nestor Tereska njëkohësisht pjesëtar të grupit të punës të caktuar nga kryesia e PDSH-së, për të ndjekur nga afër problemin e zgjedhjeve në prefekturën e Beratit si dhe përfaqësuesi i seksionit organizativ Florian Xhudi i cili ka qenë i deleguar nga kryesia e PD-së dhe vëzhgues gjatë zhvillimit të këtij procesi zgjedhor.
Zëvendëskryeministri Genci Pollo, në fjalën e tij theksoi se zgjedhjet të parashikuara në statutin e partisë në këtë vit elektoral, do të rrisin më shumë punën, do të dinë të mirë organizohen dhe të shtojnë radhët e tyre edhe në kuadër të anëtarëve të partisë, por dhe në numërin elektoral.
Pas fjalimeve edhe të kandidatëve për postin e kryetarit të degës, u zhvillua procesi i votimit, në të cilin morën pjesë 4 kandidatët për kreun e kësaj dege, Arben Velçani, Astrit Qafa, Arenc Berati dhe Shkëlqim Husa. Nga 416 delegatë, në votim morën pjesë 394 prej tyre, të cilët bënë një shpërndarje votash, 80 për Arben Velçanin, 64 për Astrit Qafën, 114 për Arenc Beratin dhe 134 për Shkëlqim Husan. Duke qenë se dy kandidatët që morën më shumë vota, nuk arritën të merrnin numrin e mjaftueshëm të të paktën gjysmës së delegatëve, u vendos që votimi të ripërsëritet të dielën e ardhshme dhe në balotazh do të jenë Shkëlqim Hysa dhe Arenc Berati.
...