E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa leje mjedisore 62 subjekte tregtare

05/03/2009  Fier, drejtoresha rajonale e Mjedisit, Angjelina Mërtiri, paralajmëron sanksione

“Dy javë kohë për licencim ose do të gjobiten deri në mbyllje”

FIER- Subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar apo prodhues në qytetin e Fierit do t’i nënshtrohen kontrollit të Agjencisë së Mjedisit në Bashkinë Fier për të verifikuar kushtet e lejes mjedisore dhe zbatimin e tyre. Shefja e Agjencisë së Mjedisit në Fier, Angjelina Mërtiri, pohon se aktualisht 62 subjekte nuk kanë licencë dhe nëse për 2 javë ata nuk licencohen, do t’u bllokohet aktiviteti. Sipas saj, Agjencia e Mjedisit ka të drejtë edhe të sekuestrojë mallrat për ato subjekte që nuk kanë leje mjedisore. “Agjencia rajonale e Mjedisit në bashkëpunim me njësitë vendore dhe strukturat e tjera po monitoron kushtet e vendosura në lejet mjedisore. Subjektet gjithsej të identifikuara në territorin e qarkut Fier janë 547 subjekte. Nga këto të pajisura me leje mjedisore janë 482 subjekte, ndërsa pa asnjë licencë janë 62 subjekte. Agjencia rajonale e Mjedisit në bashkëpunim me strukturat e pushtetit vendor po identifikon këto subjekte, po i kontrollon në vend dhe u ka lënë afat 2 javë që këto subjekte të paraqesin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm tek dhe fakti pastaj për të marrë një leje mjedisore varet nga madhësia e projektit dhe aktivitetit të tyre. Pas këtij afati, Agjencia e Mjedisit ose do t’iu pezullojë aktivitetin, ose do të marrë sanksione ligjore. Ndërkohë vetëm gjoba për ato subjekte që nuk kanë leje mjedisore është 5 milionë lek të vjetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›