E Martë, 3 Nëntor 2026

Skënder Gjinushi propozohet për postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi është propozuar të jetë kryetarë i Akademisë së Shkeencave, njofton ATSH. Propozimi është firmosur nga tre akademikë, Nestor Thereska, akademik emeritus, Arben Merkoçi, akademik dhe Adrian Civici, akademik i asociuar. 

“Propozimi ynë bëhet, pasi vlerësojmë punën dhe ecurinë e bërë në këto katër vitet e drejtimit të ASH nga akademiku Gjinushi, pas kryerjes së fazës së parë të reformës dhe në përmbushje të angazhimeve të marra para Asamblesë. Ndër të tjera çmojmë hapjen e ASH ndaj botës akademike në vend dhe në rajon, përtëritjen e radhëve të saj me anëtarë të rinj, krijimin e njësive të reja të kërkim studimit, rritjen e peshës dhe angazhimit në bashkëpunimet institucionale në vend, rajon dhe më gjerë, në zbatim të misionit ligjor të ASH” shkruajnë tre akademikët në propozimin e tyre.

Ata shprehin bindjen se ky proces reformimi do të vijojë edhe në mandatin e radhës për të përmbushur detyrimet e fazës së dytë të reformës së nisur për riorganizimin e ASH me institute, si dhe për realizimin e projekteve madhore të ndërmarra nga akademia në fushën e albanologjisë. Bëhete fjalë për “Enciklopedia e shqiptarëve”, “Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe” dhe “Historia e shqiptarëve etj. 

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave në nëntor 2019, pas zgjedhjeve me 35 vota pro dhe 6 kundër. 

( Sipas ATSH )

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›