E Martë, 3 Nëntor 2026

Vijon zjarri në pyllin e Pishporos. Terreni shumë i vështirë, zjarrfikësit garantojnë zonat e banuara

Në zonën e mbrojtur të pyllit të Pishporos në Fier janë riaktivizuar sërish disa vatra zjarri të favorizuara nga era e forte.

Pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse të ndihmuara nga efektivet e forcave të armatosura dhe punonjës të zjarrfikëseve, flakët nuk po mund të neutralizohen.

Sipas prefektit të qarkut, Lefter Shehaj, terreni është mjaft i vështirë për të ndërhyrë pasi zona e pyllëzuar është me densitet të lartë ndërsa flakët herë pas here dalin jashtë kontrollit.

Banesat dhe zonat e banuara kanë qenë prioriteti i forcave nga terreni të cilët fatmirësisht garantojnë se nuk rrezikohet asnjë shtëpi apo stan.

Zjarri u riaktivizua mesditën e së mërkurës dhe vijon të jetë aktiv, që më 27 shtator.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›