E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skënderbej", asfalt emergjence

Pas testimeve me trafikun rrugor në qendër të Kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka kaluar në fazën e dytë të projektit për rehabilitimin e sheshit "Skënderbej".


Gjatë dy ditëve të fundit Bashkia ka asfaltuar provizorisht një segment në forme L-je në sheshin "Skenderbej", në mënyrë që lehtësohet trafiku nga devijimi i qarkullimit të automjeteve dhe të shmanget përkeqësimi e tij kur të bllokohet qarkullimi në akse të tjera hyrëse, për shkak të punimeve.


Punimet kanë nisur në fillim të bulevardit "Zogu I", dhe për të shmangur më tej problemet në trafik, Bashkia e Tiranës po kryen punime vetëm gjatë orëve të mbrëmjes, atëherë kur trafiku është më pak i rënduar.


"Ne kemi asfaltuar pjesën para Pallatit të Kulturës dhe Muzeut Kombëtar për të siguruar vetëm gjashtë vija kalimi për të rritur shpejtësinë e qarkullimit", thotë Mihail Cico, drejtor i Projekteve në bashki.


Sipas tij, gjatë fazës përfundimtare të punimeve, kur në shesh nuk do të lejohet me qarkullimi i automjeteve, ky asfalt do të shkatërrohet për t'i hapur rrugë shtrimit të sheshit me pllaka. Të cilat do të jenë pllaka guri të gdhendura, prodhim i vendit, ndërsa në zona të tjera do të ketë pllaka ndryshme.


Plani i punës së bashkisë parashikon një proces me blloqe pune, duke evituar në këtë mënyrë mbylljen e të gjithë sheshit njëkohësisht. Sipas kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, kjo metodë pune do të përdoret për të mos bllokuar të gjithë trafikun, i cili kalon nga ky shesh.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›