E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramoz Ruci hap sezonin e ri me fjalim tmerresisht te vjeter Rozeta Rapushi

Opozita rikthehet ne Kuvend, me nje lume akuzash ndaj qeverise dhe kryeministrit Sali Berisha, per vjedhje te zgjedhjeve, kapitullim te drejtesise, pengim te integrimit te vendit si dhe krize ekonomike. Ne emer te grupit parlamentar socialist, kryetari Gramoz Ruci, renditi gjate te gjitha akuzat, kritikat dhe pakenaqesite e opozites. "Ju zoti kryeminister, jeni fajtori publik e politik i maskarades zgjedhore qe ndodhi ne zgjedhjet lokale. Ne, opozita, lideri i saj, beme gjithcka per te garantuar standardet demokratike. Ndaj deshtimin nuk e ndajme dot, se deshtuat ju. Ju i vodhet zgjedhjet", u shpreh Ruci. Ai akuzoi drejtpersedrejti kryeministrin, Sali Berisha, se vrau demokracine dhe shtetin ligjor dhe bashke me to edhe perspektiven qe Shqiperia te jete pjese e Bashkimit Evropian. E ne kete kuader, Ruci tha se sot shteti ka nevoje qe te vihet ne binaret e ligjshmerise sepse vuan nga moszbatimi i ligjit. Duke shtuar se kete mund ta beje opozita e majte. Nga ana tjeter, kreu i grupit parlamentar, premtoi se opozita do te beje detyren e saj ne Parlament, sheshe dhe kudo qe ka shqiptare. "Ne jemi gati te qeverisim kete vend, tu japim shqiptareve ate qe meritojne. Me ty, Ristanin e Sashenken nuk mund te kete me zgjedhje te lira ne Shqiperi. Duhet tu rikthehemi llogaridhenien e qeverise, reformes ne drejtesi, mjekesi, ekonomi etj. Ndaj te gjithe atyre qe jane zhgenjyer me kete qeveri, ne jemi ne gati tu dalim balle puneve. Por me pare duhet te ikni ju. Uroj qe ky sesion te mos deshtoje si i kaluari. Zoti kryeminister, bej detyren sa kohe populli t'ju largoje me zgjedhje te lira", u shpreh Ruci. Nga foltorja e Kuvendit, Ruci u ndal gjate tek zgjedhjet ne Tirane, ku tha se ishte opozita dhe Edi Rama ata qe fituan. Duke akuzuar kreun e KQZ-se, Arben Ristani dhe anetaren e Kolegjit Zgjedhor, Sashenka Jonuzi, fajtore per vjedhjen e zgjedhjeve duke i paralajmeruar se nuk do te jene te papershkueshem nga ligji gjithnje. "Drejtesia nuk e kaloi proven e pavaresise. Vendimi i KQZ, u shkruajt ne zyren e Sali Berishes, ashtu si ai i Sashenkes e Tomes. Kolegji Zgjedhor ju nenshtrua pushtetit. Ky qe sot u ul ne krye te Bashkise se Tiranes me vota te vjedhura, duhet te ishte duke vuajtur denimin se hodhi firme ne nje marreveshje per te shitur detin, urdheroi per vrasje. Berisha e beri me dhune Lulzimin Kryetar Bashkie", vijoi akuzat Ruci. Sipas tij, me kete qeverisje vendi eshte shume larg Evropes. Madje me shume se me pare. "Opozita ka fituar, PS ka fituar, Edi Rama ka fituar. Ne fituam Tiranen, te verteten duke te nxjerre ty lakuriq para shqiptareve, ashtu sic je hajdut, qe je ne gjendje te vrasesh edhe popullin tend per pushtet. Per faj tend do te mbetemi serish jashte dyerve te Evropes", vijoi akuzat e renda kreu i grupit parlamentar socialist. Ai akuzoi serish se ne Tirane, humbesi u be fitues me vota te trafikuara me argumentin se kryeqyteti u fry me votues, per te deformuar vullnetin e zgjedhesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›