E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Channel: Prokuroria e Pergjithshme, hetim kabllogrameve

Televizioni kombetar Top Channel transmetoi dje nje lajm i cili me tej u perdor nga disa media te tjera, se Prokuroria e Pergjithshme kishte vendosur qe te niste nje hetim lidhur me publikimet qe u bene keto dite nga Wikileaks per Shqiperine. Top Channel nuk citonte burime zyrtare ne lajmin e emetuar por burime qe sipas saj kishin bere te ditur se do te nisnin hetime lidhur me aferat e dyshuara qe pretendohej ne dokumentet e Wikileaks. Behet fjale per disa kabllograme qe ambasada e SHBA-ve, i dergonte Departamentit Amerikan te Shtetit, rregullisht dhe konform rutines qe zbatohet sistematikisht nga cdo ambasade. Nje pjese e stafit te cdo ambasade bejne permbledhje te shtypit shqiptar te cilen me pas e dergojne ne ministrine e tyre te Jashtme se bashku dhe me informacione te marra ne rruge operative si ne biseda me politikane apo zyrtare dhe gazetare. Ne to, duke cituar pasazhe te shtypit shqiptar, jepeshin nje bollek dyshimesh per afera trafiqesh dhe te tjera, qe rendom keto vite "denoncohen" ne shtypin dhe median elektronike shqiptare.

Lidhur me lajmin e Top Channel, u kontaktuan zyrtaret e shtypit te Prokurorise se Pergjithshme. Ata pohuan se nuk ka asnje nisje te ndonje hetimi zyrtar qe te bazohej ne dokumentet e Wikileaks. E nese do te ishte e kunderta, pra do te kishte nisur ndonje verifikim apo hetim i tille, Ina Rama do te behej Prokurorja e Pergjithshme e pare ne bote qe do te merrej ne menyre zyrtare me thashethemet e Wikileaks.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›