E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionet, fitojnë Reali, Mançester Junajtid dhe PSV-ja, ndalet Milani- video

Albania-Sport - Liga e Kampioneve ka luajtur sonte në mbrëmje ndeshjet e para të katër prej cerekfinaleve të saj, duke dhuruar edhe rezultate interesante, ku padyshim spikat ajo fitore e vështirë, 3-2, që Reali i Madridit korri në "Santiago Bernabeu" kundër Bajernit të Mynihut. Ndërkaq, në ndeshjet e tjera, Milani nuk shkoi dot më larg se një barazim i bardhë në fushën të huaj, në Gllasgou kundër Sëlltikut, Mancester Junajtid triumfoi me një gol të vonshëm të veteranit Rajën Gigs në fushën e Lilës, ndërsa PSV-ja shtangu në Eind'hoven Arsenalin, duke fituar me një gol të vetëm.
Në kryeqytetin spanjoll, Reali kaloi në epërsi që në minutën e 10-të, me anë të Raulit, por bavarezët, të drejtuar nga i rikthyeri Otmar Hitcfeld, u kundërpërgjigjën 14 minuta më pas, duke barazuar me anë të brazilianit Lusio. Gjithsesi, ky barazim zgjati vetëm 5 minuta, pasi, në të 29-tën, është sërish Rauli që rikthen në epërsi vendasit me golin e tij të dytë dhe, në minutën e 34-të, është Rud Van Nistelroi ai që thelloi epërsinë e Realit, duke shënuar golin e tretë. Ky rezultat do të mbetet në fuqi deri dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur holandezi Mark Van Bomel shënon golin e dytë të Bajernit, gol ky që i jep mjaft shpresa bavarezëve për ndeshjen e kthimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›