Skenderbeu-Kamza 0-0, deshton edhe Levi

/* */
Skënderbeu, në versionin “Levi”, nuk shkoi më shumë se një barazim i thatë 0-0 ndaj debutuesve të Kamzës, duke konfirmuar se kriza korçare nuk është një çështje trajnerësh.
Kampionët në fuqi luajtën nga minuta e 84-t me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq te brazilianit Ribeiro, i cili ndali një iniciativë të sulmuesit të Kamzës, Eleandro Pema.
Ky ishte barazimi i dytë 0-0 i Skëndebeut në shtëpi, teksa në javën e parë ishte ndalur po me këtë rezultat dhe sërish ndaj një skuadre të ardhur nga Kategoria e Parë, Tomorit.
Në fakt, ka shumë gjëra që nuk po funksionojnë te skuadra më e financuar në Shqipëri.
Blerja e bujshme e korçareve, Daniel Xhafaj, golashënuesi më i mirë në dy sezonet e fundit, ende nuk e ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Skënderbeut, edhe pse vlonjati 34-vjeçar është lojtari më i paguar në kampionatin shqiptar.
Skënderbeu nuk arriti të reflektojë pas humbjes në Laç, që solli edhe shkarkimin e ish-trajnerit Shpëtim Duro.
Një debutim i trishtuar i trajnerit çek Stanislav Levi, i cili duhet të punojë shumë me skuadrën, që pas pesë javësh ndodhet në vendin e 10-të me gjashtë pikë, katër më pak se Tirana kryesuese.
Pas daljes me karton të kuq të Ribeiros, pati edhe tension në fushë, midis ultrasve të Skënderbeut dhe policisë lokale, në tentativën e kësaj të fundit për të vendosur rregull.
Për Kamzën e Ernest Gjokës ky ishte suksesi i parë në transfertë, pas dy humbjeve me Flamurtarin dhe Bylisin.
KATEGORIA SUPERIORE
Java e 5-të
Te premten, 14 tetor
Tomori-Laçi 0-1
Shënues: Trajkoviç 34’ (p)
Bylis-Kastrioti 0-1
Shënues: Plaku 9’
Të shtunën, 15 tetor
Flamurtari-Pogradeci 2-0
Shënues: Hysa 56′, 92′
Vllaznia-Tirana 2-2
Shënues: Sukaj 51′, Petroviç 60′/ Morina 76′, Duro 79′
Skënderbeu-Kamza 0-0
Të dielen, 16 tetor
Dinamo-Shkumbini 13:00
Apolonia-Teuta 14:00
RENDITJA
1 Tirana 5 10
2 Kastrioti 5 9
3 Flamurtari 5 9
4 Teuta 4 9
5 Laçi 5 8
6 Bylis 5 7
7 Vllaznia 5 7
8 Apolonia 4 7
9 Shkumbini 4 6
10 Skënderbeu 5 6
11 Pogradeci 5 6
12 Kamza 5 4
13 Tomori 5 4
14 Dinamo 4 -2
* Dinamos i janë hequr 3 pikë nga FIFA për mospagimi e lojtarit kroat Dario Bodrusiç
Golashënuesit
7 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)
5 gola: Inkango (Kastrioti, 1p), Sukaj (Vllaznia)
3 gola: Dimo (Bylis, 1p); Bala (Tirana); Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia), Hysa (Flamurtari)
2 gola: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), G.Lika (Tirana), Morina (Tirana); Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia)
1 gol: Gërxho (Apolonia); Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), Arifaj (Dinamo); Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari); Mici (Kamza), Pema (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skënderbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Duro (Tirana); Markoviç (Teuta), Hyshmeri (Teuta), Çota (Teuta); Shameti (Tomori), Çela (Tomori), Petrovic (Vllaznia)
Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës)