E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtimi i derisotem i Rames

A jeni kureshtare te dini se cdo te kishte ndodhur ne qoftese ne Kushtetuten tone do te ekzistonte nje nen qe te percaktonte se kryeprokurorja shkarkohet ne castin qe qytetarit Eduard Zaloshnja i mbushet mendja se ajo nuk po e kryen mire detyren Pergjigjja e shkurter eshte Ina Rama do te ishte shkarkuar me kohe. Pergjigjja e gjate vijon me poshte.
Kur Rama u emerua ne postin qe mban sot gjeja e pare qe me shkoi ne mendje ishte se e armatosur me nje mandat te forte kushtetues dhe e perkrahur fort nga partneret tane nderkombetare ajo kishte mundesine te fillonte nje pastrim te tille te administrates shteterore qe per nga permasat mund te kishte qene i ngjashem me revolucionin e Duarve te Pastra te prokurorit italian Antonio Di Pietro mjaft qe ajo te fillonte me verifikimin e akuzave publike te bera nga Fatos Nano dhe Sali Berisha ne vitet 2001-lsquo07 dhe ne rrjeten e prokurorise do te kishin rene ndoshta po aq peshq te medhenj e te vegjel sa kapi prokurori Di Pietro ne fillim te viteve 90 ne ceshtjen Tangentopoli.
Po Rama nuk ndoqi shembullin e kolegut italian. Ajo thjesht u struk ne zyren e saj ku u mor kryesisht me njerez te pambrojtur nga politika. Asnje nga zyrtaret e larte qe akuzoi Nano ne periudhen katarsiste apo Berisha ne periudhen opozitare nuk u procedua. Asnje prej padive te shumta per shpifje nuk perfundoi ne dyert e gjykates. Dhe shume pak zyrtare te akuzuar nga mediat per shperdorime pane dyert e prokurorise.
Rama u be e gjalle per te cuar ne gjykate ne perputhje me proceduren penale vetem nje minister pasi u pandeh se prej veprimeve dhe mosveprimeve te tij humben jeten 26 veta ne Gerdec. Dhe kjo ndoshta erdhi vetem si rezultat i trysnise se madhe te SHBA-se per kete rast ne te cilin ishte implikuar edhe nje kompani amerikane. Po kur gjykata e rrezoi padine per shkak te imunitetit parlamentar te ministrit Rama nuk rikerkoi heqjen e imunitetit te tij. Dhe ai vazhdon te jete ende edhe sot minister...
Rama dergoi dosje ne gjykate edhe per nje minister tjeter qe sipas prokurorise kishte shperdoruar qindra miliona euro ne ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash. Por dosja u rrezua nga gjykata per gabime procedurale te prokurorise dhe nuk u ridergua me. Me pak fjale mund te thuhet se ne cdo udhekryq te rendesishem Rama ka marre kthesen e gabuar deri me sot ajo thjesht ka ndjekur shembullin e paraardhesve te vet te cilet jane jo pak pergjegjes per keneten e korrupsionit qe ka mbytur sot Shqiperine. Pra deri tani ajo nuk ka zgjedhur rrugen qe do tia skaliste emrin ne ndertesen e shtetit si njeriu qe vuri nje kolone te fuqishme ligjshmerie ne te po rrugen qe mund ta coje ne fondin gri te kujteses popullore.
Kuptohet qe argumentet e mesiperme do ta kishin perligjur shkarkimin e Rames ne qofte se Kushtetuta jone do te kishte nenin qe permenda ne fillim. Por dihet qe ai nen mund te ekzistoje vetem ne endrra. Ndersa ne realitet i vetmi nen qe ekziston ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem thote se ai mund te shkarkohet nga Presidenti i Republikes me propozim te Kuvendit per shkelje te Kushtetutes ose per shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve te tij per paaftesi mendore a fizike per akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e Prokurorit. Po shkelje te renda te Kushtetutes ose ligjit ndonje paaftesi mendore e fizike apo ndonje sjellje qe demton rende poziten dhe figuren e Prokurorit konstatohen nga Kuvendi vetem ne rastet kur jep urdher Kryekomandanti. Pse Sepse keshtu behen punet ne kete republiken tonehellip
Meqenese kam pak forca per te mos thene fare per te ndryshuar menyren sesi behen punet ne kete republiken tone pyetja aktuale rreth ceshtjes se kryeprokurores per mua e besoj per shume shqiptare te tjere eshte nese ajo do te arrije me se fundi te dergoje ne qeli ndonje nga peshqit e medhenj qe po akuzojne njeri-tjetrin per pasurime perrallore te paligjshme. Pra pyetja eshte nese do ta kemi fatin ne shqiptaret qe te na cele nje trendafil nga ferrat tona te kokolepsura. Ose thene ndryshe a do te behet kryeprokurorja aktuale nje Di Pietro shqiptare
Di Pietroja italian duke e filluar gjuetine nga funksionari socialist Mario Kieza e duke e perfunduar te Kraksi e Andreoti coi drejt varrit nje sistem politik te krimbur nga korrupsioni. Ndersa kryeprokurorja shqiptare mund ta filloje ne Shkallnuer e ta mbaroje ne Kalimash per ti dhene keshtu nje mesim te mire si politikaneve te se sotmes edhe atyre te se nesermes. Po frika ime eshte se ajo do te mbetet thjesht nje pasuese e denje e paraardhesve te saj. Dhe ne ate rast ne do te vazhdojme edhe per ca vjet te tjere te notojme neper ujerat e turbullta te kenetes se korrupsionithellip

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›