Skënderbeu e nis me fitore, paqe mes Tiranës dhe Laçit
Të demoralizuar ndoshta eliminimi i hidhur nga Liga e Europës, korçarëve u ka mjaftuar vetëm një gol për të mundur Besën. Juglindorët e kanë nisur ndeshjen praktikisht me gol, që nga “tuneli”. Pa kaluar 120 sekonda lojë, kampionët e vendit në fuqi kanë arritur të shënojnë. Një goditje potente e Ribajt, pas pasimit të përpiktë që ka marrë nga Pejiç, ka përfunduar në shtyllën e portës kavajase dhe është kthyer sërish në lojë. I gjendur fare pranë aksionit, Muzaka nuk e ka të vështirë ta adresojë topin në rrjetën e Bejtes. Përballë një Skënderbeu potent, që e ka kaluar tërë këtë verë në aktivitet, duke bërë një përfaqësim mjaft dinjitoz në Champions dhe Ligën e Europës, kavajasit nuk e kanë pasur të kollajtë për ta evituar disfatën në javën e parë të kampionatit. Ajo që vlen të evidentohet nga ky ballafaqim është fakti se skuadrat i kanë luajtur 60 minuta lojë me nga 10 lojtarë. Pikërisht në minutën e 30-të, një dyluftim i ashpër me taka të ngritura mes Orelesit dhe Poçit, gjyqtari kryesor Sino nxjerr të kuqen për të dy, duke i larguar nga loja.
TIRANA
Tirana dhe Laçi janë ndarë në paqe, ndërkohë që goli ka munguar në “Qemal Stafa”. Skuadrat kanë ndarë nga një pikë në këtë ndeshje startuese të tyre për kampionatin e ri. Tirana ka shfaqur dëshirë të madhe për fitore, por në anën tjetër është evidentuar moskoordinimi siç duhet mes reparteve të saj. Ardhja e disa lojtarëve në momentet e fundit dhe aktivizimi i tyre si titullarë ka bërë që të mos shkrihen si duhet me pjesën tjetër të skuadrës. Sidoqoftë, rastet për gol nuk u kanë munguar bardhebluve. Ndeshja u zhvillua me shumë duele në mesfushë, ku lojtarët më shumë mendojnë të shkatërrojnë se sa të ndërtojnë, ndërkohë që dy ekstremitetet e skuadrave, sulmet, vuajnë në finalizim. Çota pati një rast ideal afër fundit të pjesës së parë. Në tërësi, në fushën e lojës u pa një Tiranë punëtore, që vraponte dhe mbyllte të gjitha korridoret dhe hapësirat për kundërshtarin, por tregoi paqartësi në fazën ofensive.
KUKËSI
Javën e parë do të kampionatit do ta mbyllë ndeshja Lushnja-Kukësi, që do të luhet më 4 shtator, e kërkuar kjo nga drejtuesit e klubit verilindorë, si pasojë e lodhjes në ndeshjet e Ligës së Europës. Lushnja vjen nga Kategoria e Parë, madje si kampione në këtë kategori, ndërsa Kukësi plot krenari dhe i përforcuar akoma më shumë, pasi ka arritur të kalojë tre ture në Europë, si asnjë skuadër tjetër shqiptare në kompeticionet europiane. Kukësi ka shpallur një objektiv madhor, që është shpallja kampion, ndërsa Lushnja së pari kërkon të sigurojë mbijetesën. Kampionati do të ndërpritet në fundjavën e ardhshme, pasi janë dy ndeshjet radhazi të kombëtares. (Eduard.Ilnica/BalkanWeb)
Java I e Superiores
TE DIELEN
TIRANA-LAÇI 0-0
SKENDERBEU-BESA 1-0
Shënues: Muzaka 2’
TË SHTUNËN
VLLAZNIA-FLAMURTARI 0-1
Shënues: Kuqi 32′
TEUTA-BYLIS 2-1
Shënues: Ahmataj 70′, Xhafa 84′ / Kuli 44′
KASTRIOTI-PARTIZANI 0-2
Shënues: Hyshmeri 25′, Demiri 51′
4 SHTATOR
LUSHNJA-KUKËSI (17:00)