E Diel, 1 Nëntor 2026

Testet e Lacit dhe “efekti” Nica

Jo pa qellim kurbinasit kerkonin nje ndeshje miqesore te rradhes, pasi takimi i fundit me Kastriotin, i kishte cuar lacianet ne mendimin se gjendja e tyre pas fitores ne Kruje, ishte ne nivele te larta. Nje perballje me fqinjet verilindore te Burrelit s'kish se si te mos verifikonte vazhdimesine, teksa Nica ka menduar se duke luajtur me Burrelin, gjithcka do te shihej qartazi. Dhe "formula" e teknikeve Nica Gjetja ka funksionuar si duhet. Laci ka fituar dhe ne Burrel me rezultatin 2 1, duke konfirmuar ecurine e mire ne kete periudhe pergatitjesh, ne prag te sezonit. Ndonese ne Kruje, Nica e ka nisur takimin me formacionin e "dyte", e kunderta ka ngjare te shtunen pasdite ne "Liri Ballabani". Pas Tafajt ne porte, jane vendosur Jakupi, Turtulli, Gjini dhe Kastrati. Reparti i mesit, eshte "kopsituar" me Dalipin organizator, Mustafarain, Bllacen e Shazivarin, ndersa perpara u eshte besuar Udekes dhe Totes. Mekanizmi ka funksionuar mrekullisht. Loje kombinative e qarte dhe mbi te gjitha ritmike. Ndersa gjithcka e bardhezinjve vinte nga kembet e Dalipit, prezantimi i Mustafarait dhe sidomos i mesfushorit te krahut Shazivari, ka befasuar te pranishmit. Udeke ka shenuar nje gol ne fundin e pjeses se pare, kur me perpara kishin shenuar matjanet, ndersa ne pjesen e dyte, mbrojtesi Dritan Xhixha, ka arritur me nje goditje te befte me koke te kaloje perpara kurbinasit. Pervoja e Xhetanit dhe Gjonit, nuk i ka ndihmuar burrelasit te evitonin humbjen e dyte miqesore, pas asaj ne Peqin, ndersa mungesa e portierit Rama per shkak demtimi, duket se i ka prishur mjaft pune Sinan Bardhit ne prapavije. egjithate te pranishmit e shumte ne shkallet e stadiumit, kane pare nje takim mbreselenes ku "ustai" nga Durresi ka ditur te triumfoje. Stavri Nica deklaroi pas ndeshjes se ai do te kerkoje edhe ne te ardhmen ballafaqime te tjera, pa harruar te pergezoje te tijte lidhur me paraqitjen e radhes.
Laci sot do t'i kthehet pergatitjeve me nje seance ne dite.t "Ndeshja e dyte me fitore me ngroh, por keto takime mbeten gjithnje ne nivelin e testeve pa rendesine e takimeve zyrtare. Edhe pse ngjet keshtu, jam optimist per futbollistet e mi, pasi te gjithe realizuan ate qe ne kemi kerkuar ne keto ballfaqime", perfundoi Stavri Nica.

ISUF MYRTAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›