E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu fiton me një festival golash

Në Korçë, në ndeshjen Skënderbeu-Laçi, ka një goleadë, por në fund fitojnë vendasin me rezultatin 4-3. Të parët kanë kaluar në avantazh laçianët me Nimanin (24‘). Tri minuta më vonë barazon kroati Millan Kuerebo. Pak para se të mbyllej pjesa e parë, miqtë kalojnë sërish në avantazh me Krajën (42‘). Në pjesën e dytë Skënderbeu barazon 2-2 sërish me Kuerebon. Në minutën e 60-të ka qenë një tjetër kroat i Skënderbeut, Rukavina, i cili shënon golin e 3-2. Vendasit fitojnë një 11-metërsh, i cili humbet nga Shkëmbi. Laçianët barazojnë rezultatin 3-3 me anë të sulmuesit Malo, pas një gabimi foshnjarak të korçarëve. Goli "in extremis" i Çipit ka shuar ëndrrën laçiane për të marrë 1 pikë në këtë ndeshje. Mbrojtësi korçar ka shënuar golin e fitores dhe të 3 pikëve për të tijtë. Festival golash në stadiumin "Skënderbeu" për fitoren e vendasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›