E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rokadë kryesuesish, Vllaznia e para

Bardheblutë e trajnerit Sengla janë dorëzuar para shkodranëve, që u marrin kreun e renditjes. Fitojnë gjithashtu ndjekësit më të afërt, Shkëndija e Tiranës dhe Flamurtari


Vllaznia i rrëmben kreun Tiranës

Tirana – Vllaznia 0-1

Tirana: Saraçi, Cake, Jonuzi, A. Sallaku, F. Llagami, H. Llagami, Grabova, Sallaku, Shyti, Vatnika, Al. Sallaku (u aktivizuan: Premçi, Halili, Kurti). Trajner: L. Sengla

Vllaznia: Harliçaj, Ruçi, Gurishta, Pjeshka, Ramaj, Borshi, Krymi, Cinari, Kozmai, Kalaja, Kabuni (u aktivizuan: Zogu, A. Hasani, A. Xhani). Trajner: E. Çaku

Shënues: Kabuni 34′

Gjyqtarë: Xh. Rada, A. Demiraku, K. Shahini (Durrës)

Bardheblutë janë ndalur dje në shtëpi nga një prej ekipeve më të forta të grupit të vet dhe njëkohësisht rivalja kryesore për vendin e parë, Vllaznia, që me fitoren e djeshme në Skënder Halili ka kapur kreun e klasifikimit. Loja ka nisur e shpejtë nga të dyja skuadrat, por janë miqtë nga Shkodra ata që kanë gjetur golin me anë të Kabunit. Skuadra e Senglës pas golit të pësuar nuk ka reshtur së kërkuari golin e barazimit.

Madje bardheblutë e vegjël kanë edhe disa raste të pastra shënimi, por nuk tregohen të qetë për të finalizuar para portës mike. Gjithsesi, shkodranët dje kanë ditur që ta mbrojnë me fanatizëm avantazhin deri në fund të ndeshjes dhe kanë marrë tri pikë të çmuara, duke zbritur kështu Tiranën nga froni dhe duke zënë vendin e parë. Skuadra e Senglës pëson humbjen e dytë në kampionat, por kjo e fundit, përballë një rivali direkt për titull, djeg më shumë.

Erjon Saliu

 

Dominim total i Teutës

SHKËNDIJA D. – TEUTA  0-3

Shkëndija D.: Kastrati, Matmuja, Dalipi, Kola, Vllahi, Shkëmbi, Kllari, Xhakoni, Çuni, Dedej, Milla (u aktivizuan: Malollari, Hoxha, Hima). Trajner: A. Domi

Teuta: Tepshi, Maloku, Temo, Gjyli, Keçi, Taullai, Ballgjini, Koçi, Myrtezami, Thomai, Delilaj (u aktivizuan: Perlleshi, Kastrati, Dardha). Trajner: L. Sejdini

Shënues: Taullaj 50, Gjyli 75, Dardha 80

Gjyqtarë: F. Bylykbashi, A. Shkreta, E. Karaj (Tiranë)

Derbi i 17-vjeçarëve durrasakë, mes Shkëndijës dhe Teutës, ka përfunduar me fitoren e thellë dhe të pastër të skuadrës udhëtuese. Djemtë e trajnerit Sejdini janë treguar tepër të saktë, sidomos në pjesën e dytë. Ndeshja ka nisur e fortë, me Teutën me konkrete në veprimet e saj. Edhe pse Teuta kanë qenë dominuese në lojë, gjatë fraksionit të parë nuk ka pasur gola. Pjesa e dytë nis më e bukur, por goli që do të zhbllokonte rezultatin vjen në minutën e 50-të dhe ka për autor Taullajn.

Kaq i ka mjaftuar Teutës për tu zhbllokuar. Shkëndija detyrohet të shikojë më shumë nga sulmi, duke lënë hapësira prapa. Atëherë kur mendohej se Shkëndija mund ta barazonte rezultatin, vjen goli i dytë i Teutës, që shënohet nga Gjyli. Në minutën e fundit të takimit, kur pritej vetëm vërshëllima e fundit e gjyqtarit Bylykbashi, Teuta shënon golin e tretë me Dardhën. Me këtë fitore Teuta forcon pozitat në tabelë, ndërsa Shkëndija vijon të notojë në ujëra të turbullta në fund të renditjes.

Dorian Agolli

Dinamon ndalet nga Elbasani

Dinamo Elbasani 1-2

Dinamo: Gjonikaj, Sulejmanaj (Lazri 65), Medihoxha, Hasani, Brori, Muça, Murataj (Meta 41), Shkupi (Vaka 50), Horanlli, Kaloshi. Trajner: Xh. Lloshi

Elbasani: Ballukja, Qemali, Bullari, Alla, Mukja, Laze (Derrova 41), Carhoshi, Luniku (Ruçi 70), Kotherja (Turzhani 64), Topi, Shameti. Trajner: S. Dalipi

Shënues: Muça 17 / Luta 20, Luniku 40

Kartonë të verdhë: Medihoxha, Vaka / Topi, Derrova, Alla

Kartonë të kuq: Horanlli / Derrova

Gjyqtarë: L. Jubani, A. Mehmeti, E. Qerimaj (Shkodër)

Dinamo provon shijen e humbjes në shtëpi, humbje që ndërlikon pozitat e saj në krye të renditjes, duke u shkëputur nga kreu pas fitores së Vllaznisë ndaj Tiranës. Loja ka nisur e bukur dhe me aksione të vendasve që në minutat e para treguan supremaci përball elbasanasve. Të parët shënojnë vendasit me golin e Muçës në minutën e 17-të. Më pas miqtë marrin nën kontroll gjendjen pasi vendasit nënvlerësojnë situatën.

Carhoshi që lëviz bukur në mbrojtje, i vjen skuadrës në ndihmë edhe në mesfushë e sulm, duke dhënë asist për Lutën, që shënon golin e barazimit në të  20-n. Më pas miqtë kontrollojnë sërish terrenin dhe mundohen të gjejnë një gol tjetër, por vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë Luniku ndihmohet nga Laze dhe shënon golin e avantazhit, 1-2. Në pjesë të dytë skuadra e Lloshit përqendrohet më shumë në sulm, duke gjuajtur kuadratin disa herë, por Ballukja pret dhe bëhet mace e zezë për dinamovitët. Erjon Hamitaj

 

Nuri, tripikëshi i Shkëndijës

Shkëndija Tr. Tërbuni 2-1

Shkëndija T.: Alla, Teqa, Shkalla, Laci, Ferhati, Myzyri (Lleshi 55), Thaçi, Tirana (Idrizi 75), Kondakçi (Ndreu 41), Zela, Nuri. Trajner: G. Mahmutaj

Tërbuni: Grrela, Lula, Rahova, Sufaj, Lari, Zaja, Guri (Doni 71), Gjekaj, Kopalikja, Bejtja, Çokaj (Vrica 41). Trajner: R. Piraniqi

Shënues: Nuri 14, 64 / Guri 5

Kartonë të verdhë: Thaçi

Gjyqtarë: K. Bajramaj, D. Vrapi, M. Domi (Tiranë)

Dopieta e sulmuesit Nuri i ka dhënë një fitore të vuajtur Shkëndijës së Tiranës, që dje kishte përballë Tërbunin e Pukës. Kryeqytetasit nuk e kishin parashikuar kaq të vështirë këtë takim, megjithatë, me shumë mundin, arrijnë të marrin pikët e plota. Befasia vjen qysh në fillim të ndeshjes, kur Guri i Tërbunit shënon për miqtë. Shkëndija, me sa duket, e kishte nënvlerësuar kundërshtarin, që, pavarësisht se vjen nga kategoria e parë, po zhvillon një kampionat me shumë nivel. 10 minuta pasi miqtë kishin kaluar në avantazh, Nuri barazon shifrat, duke sjellë qetësinë.

Shkëndija kontrollon lojën, bën presion në fushën kundërshtare, por e ka të vështirë të shkojë te goli i dytë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në fraksionin e dytë trajneri Mahmutaj i Shkëndijës i bën të tri ndërrimet dhe shpërblimi vjen nga i njëjti futbollist, Nuri, në minutën e 64-t të ndeshjes. Shkëndija fiton më shumë qetësi dhe e administron mirë lojën, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Tërbunit për ta barazuar rezultatin.

 

Vlora, gol për çdo pjesë

Vlora Shkumbini 2-0

Vlora: Lloi, Karafili, Duro (Çobo41), Metlli (Haxhiraj 41), Kënella, Myrtaj (Sulejmani 41), Aliaj, Hoxha, Karaj, Jahaj, Lamaj. Trajner: F. Vidhaj

Shkumbini: Dehima, Harecari, Kapllani, Kruja (Tufa 41), Çela, Petriti, Kalati, Meta, E. Bashvogli, Xhyra (Sharka 52), A. Bashvogli,. Trajner: B. Zyba

Shënues: Hoxha 28, Sulejmani 47

Kartonë të verdhë: Kruja, Çobaj

Gjyqtarë: I. Llupi, E. Begaj, Q. Shehu  (Fier)

Vlonjatët arrijnë fitore të pastër në shtëpi. Hoxha shënon në pjesën e parë ndësa Sulejmani asiston fitoren në pjesën e dytë, teksa shënon një gol sa të bukur aq edhe të rrallë, kur e dërgon topin në trekëndësh jashtë zone. Në pjesën e parë vendasit mbizotërojnë në fushë, ku Hoxha në të 28-n minutë shënon golin e parë. Më pas miqtë mundohen të barazojnë, por është e pamundur.

Sapo fillon pjesa e dytë, Sulejmani që sapo ka marrë vendin e Myrtajt në fushë, shënon dhe golin e dytë, 2-0. Në minutën e 68-të loja flet për miqtë, që fitojnë dhe 11-metërsh, por Duro humbet penalltinë, pasi portieri pret në kohë topin e gjjuatur nga ai. Me kaq mbyllet dhe takimi, që fitohet pa shumë vështirësi nga vendasit. Kastriot Brahimi

Korçarët, fitues të derbit

Skënderbeu – Pogradeci 1-0

Skënderbeu: Mali, Minaj, Ropi, Zyfi, Koleta, Keça, Trëndafili, Muska (Beshiri 74), Kupe,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›