E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet Teuta, Elbasani edhe më pranë

Tirana U-19 mposht Vllazninë dhe merr hakun e 17-vjeçarëve, ndërsa Dinamo ngec para elbasanllinjve. Befason Kamza, që mposht thellë 4-1 Shkëndijën e Tiranës.

 

Tirana i falet penalltisë

Tirana – Vllaznia 1-0

Tirana: Çali, Habibi, Shala, Taku, Saliasi, Cenaj, F. Njebza, Bogdani, Gjeçi, Ibrahimi, Leventi (u aktivizuan: Hysenbelliu, Kaçuli, Gjasula): Trajner: A. Kola

Vllaznia: Spahija, Lekaj, Jubani, Hepaj, Pelingu, Ymeri, Kruja, Nikshiqi, Ujka, Idrizi, Mujeci (u aktivizuan: Vocaj, Haliliaj). Trajner: I. Dibra.

Shënues: Ibrahimi 74′ (11-m )

Gjyqtarë: K. Shahini Xh. Rada, A. Demiraku (Durres

Të rinjtë e Tiranës, të drejtuar nga Agustin Kola, kanë fituar ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. Pavarësisht rasteve që kanë shpërdoruar në pjesën e parë të takimit si bardheblutë ashtu edhe shkodranët, goli ka ardhur në pjesën e dytë. Kanë qenë vendasit ata të cilët kanë shënuar por nga pika e bardhë. Ibrahimi është treguar gjakftohtë përballë portierit mik Spahija dhe ka kaluar Tiranën në avantazh, duke i dhënë kështu tri pikë të çmuara ndaj një skuadre me lojtarë cilësorë, siç është Vllaznia.

Shkodranët, që drejtohen nga një ish-mbrojtësi i dalluar, Ilir Dibra, dje e kanë kërkuar barazimin me ngulm, por vetëm kanë shpërdoruar raste, sepse nuk e kanë gjetur dot rrugën e rrjetës. Të dy trajnerët bënë ndërrime për të përmirësuar lojën, por deri në fund të ndeshjes mbeti në fuqi goli i

shënuar nga mesfushori dhe zv.kapiteni i të rinjve kryeqytetas, Ibrahimi.

ERJON SALIU

Fero nderon Elbasanin

Dinamo Elbasani 0-1

Dinamo: Hoxha, Bozhanaj, Tujani, Turtulli, Mnjekaj, Sulioti (Naska 46), Shaqiri, Keta, Lubonja, Matraku, Bajaziti (Bejdo 85). Trajner: D. Mehmeti

Elbasani: Gurra, Gjorga, Gjini, Jaupi, Ozuni, Oruçi, Lleshi, Zogu (Xhordja 46), Broshka, Bezhani (Bylykbashi 46), Dalipi (Fero 50). Trajner: A.Kila

Shënues: Fero 60

Kartonë të verdhë: Sulioti, Lubonja / Gjorga, Oruçi, Bylykbashi

Gjyqtarë: E. Qerimaj, L. Jubani, A. Mehmeti (Shkodër)

Takim i bukur mes të rinjve kryeqytetas dhe atyre elbasanas, sepse dhuruan lojë dhe ku vetëm golat munguan. Vendasit përqendrohen që në minutat e para në sulme të shpejta, por pa gjetur golin. Matraku dhe Bajaziti përqendrohen kryesisht në sulm të ndihmuar nga Keta dhe Suljoti, por mbrojtja mike me në krye Gjorgën bën punën e saj ashtu siç duhet. Me rrjeta të paprekura mbyllet pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të lojës Fero vendoset në sulm, duke marrë vendin e Dalipit, që u dëmtua.

Ishte zëvendësimi i duhur për ekipin e Kilës, që arriti të shënojë gol në minutën e 60-të, kur Fero përfiton një top nga Oruçi, kur dinamovitët e konsideruan pozicion jashtë loje, ai shënoi golin e avantazhit për të tijtë. Pas këtij goli djemtë e Mehmetit mundohen të barazojnë shifrat, por mbrojtja me Gjinin dhe Gjorgën nuk falën. Kjo është një tjetër humbje për dinamovitët, që realisht nuk e meritojnë pas lojës së bukur sulmuese që bëjnë. Erjon Hamitaj

 

Lezhjanët barazojnë në Vlorë

Vlora Besëlidhja 2-2

Vlora: Hasani, Meta, Gjika, Zholi, Dulaj, Dalipaj, Tare, Lamaj, Kocani, Avdullaj (K.Prifti 63), E.Cerova. Trajner: G.Mezani

Besëlidhja: Hila, Gjergji, Danaj, Kolaj, Lushaj, N.Marku, E.Hoxha (56 Pjetri), E.Haxhia, A.Lleshi, Nika, Zeqja. Trajner: V.Sokoli

Shënues: Avdullaj 30, Koçani 66 (11-m) / Zeqja 10, Danaj 85 (11-m)

Kartonë të verdhë: Zholi, Cerova / Nika, Zeqja, E.Hoxha

Gjyqtarë: E.Ruçi, E.Begaj, Q.Shehaj (Fier)

Ndeshje dramatike e luajtur në Vlorë, ku vendasit patën përballë lezhjanët që kërkuan me ngulm fitoren. Në minutën e 10-të Zeqja shënon golin e parë dhe kalon në avantazh të tijtë, 1-0. Për miqtë është e vështirë të ruajnë rezultatin e krijuar pasi vlonjatët tregojnë forcën e tyre, kur kërkojnë golin e barazimit dhe më shumë. Avdullaj në minutën e 30-të shënon golin e barazimit, kur depërton bukur mes dy-tre mbrojtësve lezhjanë. Më pas nuk ka më minuta për të shënuar gola të tjerë.

Në minutat e para të pjesës së dytë për vendasit loja nis me kundërsulme të shumta dhe rezulton me fitimin e 11-metërshit të shndërruar në gol nga Koçani në minutën e 66-të. Më pas miqtë kërkojnë me ngulm golin që do tu japë një pikë. E arrijnë në minutat e fundit të takimit, teksa fitojnë 11-metërsh dhe e shndërron në gol Danaj. Kjo ndryshe quhet dhe ndeshja e rasteve të humbura, ku Cerova, Dalipaj, Koçani dhe Avdullaj nuk vlerësojnë situatën siç duhet dhe i mohojnë fitoren skuadrës së tyre. Kastriot Brahimi

Mario Kame mbyt Bilishtin

Skënderbeu Bilisht Sport 4-0

Skënderbeu: Qyqja, Buleçi, Rezhda, Jaupllari, Topulli, Miho, E. Skënderasi (A. Skënderasi 78), N. Rapo, Xhafka (Meçollari 58), Emini (K. Rapo 67), M. Kame. Trajner: D Kushe

Bilisht-Sport: Mulla, Zili, Xhabej, Muçollari, Koblara (Babi 30), Cuko, Hyska, Fifo, Kaprelli (Cane 78), K. Alçe, Barçi. Trajner: A. Begolli

Shënues: M. Kame 9, 39, 90, Rezhda 25 (11-m)

Kartonë të verdhë: N. Rapo / Xhabej

Gjyqtarë: F. Xhemalaj, E. Danaj, E. Sinanaj (Elbasan)

Skënderbeu për të rinj ka shkatërruar fqinjët bilishtarët në ndeshjen e djeshme të luajtur në Korçë. 4-0 ka qnë rezultati përfundimtar i ndeshjes për vendsit, një fitore ku duhet thënë se ka qenë meritë e Mario Kames, i cili ka shënuar tripletë në këtë 90-minutësh. Korçarët nuk e kanë pasur aspak të vështirë të mundin bilishtarët, ndërkohë që e kanë mbyllur ndeshjen qysh në pjesën e parë, ku serinë e golave e hap M. Kame në minutën e 9-të.

Në minutën e 25-të është Emini që pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës mike edhe gjyqtari Xhemalaj jep 11-metërsh. I saktë është kapiteni Rezhda dhe 2-0. Është sërish M. Kame që mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0. Në pjesën e dytë, Skënderbeu nuk arrin të thellojë shifrat, pasi tre herë radhazi, dy herë traversa dhe një herë shtylla e djathtë pingule e miqve kanë bërë që miqtë të shpëtojnë nga golat e shumtë. Në minutën e 90-të është M. Kame që shënon edhe golin e katërt dhe të fundit dhe gjithçka mbyllet me këtë fitore të thellë të Skënderbeut ndaj fqinjëve bilishtarë, që dje treguan një formë vërtet të dobët.

Derbi durrsak, pa fitues

SHKËNDIJA D.   – TEUTA  1-1

Shkëndija D: Qypi, Teku, Xhixha, Lusha, Tataveshi, Gashi, Hoxha, Demalia, Hodo, Rezi, Muho (uaktivizuan: Lëngu, Baba). Trajner: A. Kërçova

Teuta: Rexhepaj, Kastrati, Memini, Rigo, Tashi, Deliallisi, Tepshi, Murati, Troplini, Petro, Sina (u aktivizuan: Beqja, Abazi). Trajner: G. Begeja

Shënues: Teku 70 (11-m) / Deliallisi 65

Kartonë të verdhë: Demalija, Petro, Beqja

Gjyqtarë: A.Shkreta, E.Karaj, F. Bylykbashi (Tiranë)

Në Durrës pritej m shumë interes derbi i të rinjve mes Shkëndijës D dhe Teutës. Sepse të dyja skuadrat janë shfaqur me shumë ambicie në këtë sezon, madje Teuta është kryesuese, paksa e shkëputur nga ndjekëset, duke qenë favoritja kryesore për titullin kampion. Ndeshja ka nisur me ritëm, me të dyja skuadrat të vendosura mirë në fushë, për të mos rrezikuar prapa.Rastet nga kanë munguar në të dyja portat, por rrjetat në 45-minutëshin e parë mbetën të paprekura. Skuadrat marrin udhëzimet përkatëse gjatë pushimit mes pjesëve dhe e nisin të dytën me më shumë ritëm.

Në minutën e 65-të, Deliallisi, i cili stërvitet me skuadrën e parë, shënon golin e avantazhit për miqtë, por që rezultoi i përkohshëm. Shkëndija sheh më shumë nga sulmi, që udhëhiqet nga golashënuesi i saj më i mirë, Rezi. Në minutën e 70-të Teku pengohet në mënyrë të parregullt në zonë, duke fituar një 11-metërsh, të cilin e shndërron vetë në gol. Minutat e mbetura, me gjithë ritmin e lartë, nuk dhur

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›