E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenderbeu ia hedh vetem me nje gjobe 3 milioneshe

Disiplina

Edhe java e fundit e kampionatit shqiptar te futbollit nuk kaloi pa probleme. Per kete arsye Komisioni i Disiplines dje analizoi te gjitha veprimet ne kundershtim me rregulloren dhe ka dhene edhe masat ndeshkuese. Ne ndeshjen Skenderbeu-Vllaznia te fituar 2-0 nga korcaret jo gjithcka shkoi vaj. Tifozet e pranishem gjate kontestimit te vendimeve te gjyqtarit nuk i kursyen hedhjet e gureve dhe sendeve te tjera te forta. Por ne Disipline ia ka hedhur vetem me nje gjobe 300.000 leke te reja 3 milione te vjetra. Ndersa vendimet e tjera i perkisnin parregullsive ne kategorite inferiore ku spikat pezullimi per 5 ndeshje dhe 1 milion leke te vjetra gjobe per ish-lojtarin e Partizanit e Teutes Henri Ndreka aktualisht ne radhet e Beselidhjes per shkak te goditjes me shkelm te lojtarit kundershtar. Turbina humbet ne tavoline 3-0 takimin ndaj Erzenit pasi kete fundjave nuk siguroi kushtet per zhvillimin e ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›