Kastrioti do “replay” me Besën

(ALBANIA SPORT) – Kastrioti i ka bërë një nisje prej protagonisti vitit 2010, me dy fitore në po aq ndeshje (kundër Skënderbeut në Korçë dhe Gramozit në Krujë). Skuadra krutane tashmë është përpara sfidës së vështirë me Besën në Kavajë. Në fazën e parë, Kastrioti fitoi 1-0 me një gol të minutave të fundit (Abazaj 92’), por pati dhe dy gola të anuluar, nga në një çdo pjesë, në të parën për Kastriotin dhe në të dytën për Besën. Me një look krejt të ri, ku mbizotërojnë “fytyrat” e Ilion Likës, Gentian Gjondedës, por dhe të huajve Djarmati, Rukavina e Babiç, formacioni i Ramadan Ndreut duket se ka dalë nga lufta për mbijetesë dhe synon vendin e katërt.
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 03 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili