E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu, “sheikët” duan pikë në Shkodër

(ALBANIA SPORT) – Pas raundit të parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë – takimi në Korçë përfundoi pa gola – Vllaznia e Skënderbeu do të përballen në “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Ne Korce, Skenderbeu e Vllaznia barazuan ne fazen e pare 1-1.

Për trajnerin e tretë sezonal të Skënderbeut, Mirel Josa – pasoi në bankinë Gert Haxhiun dhe Andrea Markon – ndeshja kundër Vllaznisë ka një shije të veçantë, pasi tiranasi e ka drejtuar më parë formacionin shkodran në sezonin 2007-2008 (atëherë u shkarkua nga presidenti Fushaj pas një humbje 2-1 me Teutën).

Skënderbeu i shumëfuqizuar nga një grup “sheikësh” shqiptarë dhe me katër blerje të sekondave të fundit (Roshi, Asllani, Malindi e Grizha) ndodhet në vendin e fundit me 15 pikë (por me një ndeshje më pak).

“Kërkojmë pikë nga kjo transfertë. Me kundërshtarin e radhës luajtëm të mërkurën (në Kupë) dhe e njohim”, - tha Josa, i cili në karrierën e tij ka drejtuar edhe Tiranën, Elbasanin e Teutën (nga kjo e fundit u shkarkua këtë sezon pas humbjes 1-0 me Tiranën).

Në fakt, Skënderbeu, së bashku edhe me Shkumbini e Gramozin, janë të vetmet skuadra që nuk kanë fituar asnjë ndeshje këtë sezon në transfertë. Skuadra korçare në dhjetë ndeshje jashtë shtëpisë ka marrë vetëm 3 barazime dhe 7 humbje.

Në ndeshjen kundër Vllaznisë do të mungojë Edi Cajku (plotësim kartonësh të verdhë), por rikthehen Jorgo Cipi e trajneri Josa
do të ketë në përbërje edhe sulmuesin kroat Milain Guerrib.

Për ndeshjet e ardhshme fanellën kuqebardhë të “ujqërve të dëborës” do të jenë edhe dy egjipitianë, sulmuesi Hasan Mohamad Abdullah dhe mesfushori Ahmed Osama Fetouh.

KATEGORIA SUPERIORE
Java 21

12.02.2010
14:00 Laçi-Flamurtari

13.02.2010
13:00 Vllaznia-Skënderbeu
14:00 Kastrioti-Apolonia

14.02.2010
14:00 Teuta-Gramozi
14:00 Shkumbini-Tirana

15.02.2010
17:00 Dinamo-Besa

Burimi: Albania-sport.comE Premte, 12 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›