E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Apolonisë, FSHF nis hetimet

(ALBANIA SPORT) – Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zyrtarisht hetimin në lidhje me akuzat e klubit Apolonia ndaj katër lojtarëve, Albert Kaçi dhe Maringlen Shoshi, të dy futbollistë të Apolonisë, si dhe Elton Grami (aktualisht te Flamurtari) e Erjon Hoti (aktualisht te Gramozi). Dy inspektorë të saj, Lulzim Llangozi dhe Ilir Alushi, kanë nisur kontaktet me drejtuesit më të lartë të klubit fierak për të zbardhur edhe të vërtetën në lidhje me dy ndeshjet e dyshuara si me rezultat të parafiksuar Apolonia-Kastrioti 2-3 (java 10, 7 nëntor 2009) dhe Shkumbini-Apolonia 3-0 (java 14, 21 dhjetor 2009).

Reagimet e lojtareve te dyshuar

Kaçi: Apolonia shet vetë ndeshje

Grami: “Do të denoncoj Apoloninë”

Hoti: “Apolonia, një klub komunist”

Shoshi: “Akuzat? Jam i paster”

SHTATË NDESHJET E DYSHURA

Java 10: Apolonia-Kastrioti 2-3
Java 14: Shkumbini-Apolonia 3-0
Java 16: Tirana-Apolonia 4-1
Java 17: Apolonia-Skëndërbeu
Java 18: Gramozi-Apolonia 1-0
Java 19: Apolonia-Besa 0-2
Java 20: Flamurtari-Apolonia 2-0

Kontrasti i pikëve te Apolonia
Javët 1-13:
21 pikë nga 39 të mundshmet
(0.53 për qind të pikëve)
Bilanci: 6 fitore, 3 barazime, 4 humbje

Javët 14-20:
4 pikë nga 21 të mundshmet
(0.19 për qind të pikëve)
Bilanci: 1 fitore, 1 barazime, 5 humbje

Në total javët 1-20
25 pikë nga 60 të mundshmet
(0.41 për qind të pikëve)
Bilanci: 7 fitore, 4 barazime, 9 humbje

Precedenti i ndëshkimeve

Apolonia pas humbjes me Kastriotin (2-3) në “Loni Papuçiu” ndëshkoi dy nga lojtarët kryesorë të saj, më 10 nëntor 2009, pikërisht vetëm tri ditë pas ndeshjes së humbur, më 7 nëntor Mbrojtësi Elton Grami u pezullua deri në fund të kontratës së tij 3.5 –vjeçare, ndërsa Maringlen Shoshi u gjobit me 1 milionë lekë të vjetra për shkak të fyerjeve ndaj shokëve të ekipit të tij. Në fakt, vetëm Grami u largua nga Apolonia, pasi më pas, Shoshi, edhe me këmbënguljen e pasuesit të Esad Karishikut, trajnerit Hasan Lika, u fal dhe u rikthye në ekip.

7 vjet burg
Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri ne 2 vjet burgim. Po kjo vepër, kur kryet me qëllim përfitimi pasuror, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet dhe gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë. Futja e kësaj dispozite në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ka bërë të mundur hetimin për çdo dyshim të trukimeve në sport dhe do të parandalojë zhvillimin e këtyre fenomeneve shkatërruese në sport dhe do të ndikojë në zhvillimin e një sporti të pastër dhe larg “këmbëve të pista”.
Burimi: Albania-sport.comE Premte, 12 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›