Ski per Vitin e Ri nje argetim i ri per shqiptaret
Aventurierët dhe sportdashësit ishin ata që zgjodhën tendenca krejt ndryshe për këtë natë. Të bërit ski është një tendencë e re, e cila duket se është kthyer në modë për të pritur natën e Vitit të Ri, kryesisht nga të rinjtë shqiptarë që janë më shumë se kurajozë për të provuar aventura të këtij lloji. Për herë të parë erdhi një destinacion tërësisht i paeksploruar më parë. Bëhet fjalë për qytetin Bansko në Bullgari. Një ofertë nga data 29 dhjetor e deri më 3 janar, për një çmim 580 euro. Me një gjatësi 70 kilometra, me infrastrukturë moderne teleferikësh, Bransko mbetet një nga resortet dimërore më të mëdha në të gjithë Europën. Hungaria ishte një tjetër zgjidhje që ofrohej nga kjo agjenci e më saktë, Budapesti. Erdhi si një ofertë nga data 30 dhjetor deri më 3 janar, me një çmim 599 euro. Vizita në Budapest ofronte shëtitje në ishullin e Margaritës, një park madhështor në mes të lumit Danub.
Sipas të dhënave, të rinjtë dhe zyrtarët mbeten në toplistën e klientëve që preferojnë më shumë aventurat mbi dëborë.