E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e detit problemi i perhershem

Durrës

Ndotja e ujërave detare dhe veçanërisht basenit portual ka qenë ndër vite problem në Durrës. Nevoja për pastrim del në pah veçanërisht në kohë të keqe. Tallazet detare nxjerrin në dritë gjithçka që fshihet poshtë kalatave detare. Përgjegjësia për ndotjen vazhdimisht ka rënë mbi ekuipazhet e motopeshkatoreve dhe anijeve tregtare. Baseni, por dhe ujërat jashtë territorit portual vazhdojnë të konsiderohen si mjedis i përshtatshëm për të derdhur mbeturinat e ngurta, por dhe vajrat, hidrokarburet e djegura. Gjatë vitit 2009, situata në basen ka qenë kritike për shkak të procedurave të tenderimit të firmës pastruese dhe mangësive në dokumentacion të subjekteve konkurruese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›