Skllavja e dikurshme, priti 106 vjet Obamën
Uashington (Start)-Një pjesë mjaft interesante e fjalës së presidentit të ri amerikan Barak Obama, ka qenë edhe historia e 106 vjeçares nga Atlanta, Ann Nixon Cooper. Gjatë fjalimit të tij prapa xhamave të blinduar, presidenti Obama u shpreh se Cooper, tashmë që ka kaluar edhe moshën e një shekulli, vjen nga një pjesë e zymtë e historisë amerikane, nga ajo kohë kur grave nuk ju lejohej e drejta e votës e kur zezakët diskriminoheshin për racën e tyre. “Zonja Cooper, sot vetëm ka prekur mbi monitorin elektronik dhe ka arritur të jap votën e saj për kandidatin që preferonte. Zonja Cooper, e cila ka përjetuar ditë vështira, më në fund arriti të shikojë edhe rënien e murit të Berlinit, zbritjen e amerikanëve në hënë dhe lirinë dhe demokracinë që populli amerikan vërtetoi me votën e tij të fundit”.