E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina i kërkon Obamës të mos mbështesë pavarësinë e Tajvanit

Pekin (start)-Menjëherë pas fitores së Barack Obamës, Kina nuk ka nguruar që ti bëjë thirrje presidentit të ri që të mos mbështeste pavarësinë e Tajvanit duke theksuar se kjo çështje kishte shumë rëndësi për marrëdhëniet e Pekinit me Uashingtonin. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Qin Gang deklaroi se ''Kërkojmë që SHBA-ja të respektojë angazhimin e saj (...) për respektimin e politikës së Kinës unike dhe të ndalojë shitjen e armëve Tajvanit''. Ndërsa theksoi se nëse i referoheshit zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe të viteve të fundit, çështja e Tajvanit ishte më delikatja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›