Te vetepunesurit ne bujqesi ulen numrin e te papuneve
Ushtrise se te papuneve ne vend i jane larguar disa dhjetera vete. Ne nje studim te publikuar dje INSTAT paraqet nje ulje me 0.25 per qind te numrit te te papuneve pergjate kesaj periudhe krahasuar me tremujorin parardhes.
Por Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqiperise ndajne qendrime te ndryshme per sa i perket shifrave te papunesise pergjate tremujorit te trete te ketij viti.
Ne vrojtimin e saj per Biznesin dhe Konsumatorin Banka e Shqiperise paraqet ecuri tjeter te shifrave te punesimit per sa i perket te njejtes periudhe pra tremujorit te trete te ketij viti.
Ne grafiket e saj banka pasqyron ulje te ritmeve te punesimit per kete periudhe ndersa bizneset presin rritje te ketij treguesi pergjate tremujorit te katert te ketij viti.
Renia ne Treguesit te Besimit eshte percaktuar kryesisht nga vleresimi me negativ i bizneseve per situaten e punesimit. Ne te njejtin drejtim eshte vleresuar edhe prodhimi industrial megjithese renia e balances se tij paraqitet disi me e moderuar - citohet ne raportin e bankes.
Per sa i perket tabelave te INSTAT-it rritja e numrit te te punesuareve nuk ka ardhur nga industria sherbimet apo ndertimi por nga bujqesia. Keta te fundit cilesohen si te vetepunesuar nga INSTAT. Numri i te punesuarve ne shtet si dhe biznese nuk ka pesuar ndryshime te medha gjate tremujorit te trete te ketij viti ndersa eshte sektori i bujqesise ai qe shfaqet me rritje.
Ketu pasqyrohet ajo qe ka dale nga studimi i BSH-se ku situata e punesimit paraqitet e veshtire ne sektoret e industrise dhe ndertimit dhe se ndikimin kryesor ne uljen e numrit te te papuneve per kete tremujor e ka dhene vetepunesimi ne sektorin e bujqesise.