Skocezi: Trajnerët e kanë të vështirë të çajnë para
Ndërkohë, bosi i Manchester United, Sër Aleks Ferguson beson se është shumë më e vështirë për menaxherët e rinj që të përshtaten me profesionin e strategut, ndërsa shpreh kënaqësinë që ka përvojë në këtë zanat. “Mirë që nuk jam i ri në këtë profesion. Ballafaqohesh me shumë situata të vështira. Menaxhimi i mediave është i vështirë dhe më pas duhet të merresh me lojtarë të ndryshëm, ndërsa tani është ndërruar sistemi i drejtimit të klubeve, nga drejtues në pronarë. Mendoj se është shpesh reagim i nxituar shkarkimi i një menaxheri, performancat e tyre perceptohen shumë shpejt dhe është sfidë shumë e madhe. Më shumë se kurrë, menaxhimi është bërë industri mjaft e ndjeshme. U them të gjithë menaxherëve të rinj se gjëja e parë që u nevojitet, janë drejtuesit e mire në klub”, ka thënë Ferguson.