AS ne shtepine e Ukes. Familjaret te shokuar per aktin e Aridit

Familja Uka nga Zhabari i Mitrovicës është shokuar nga vrasja që ka kryer pjesëtari i familjes së tyre, 21 vjeçari Arid Uka, i cili të mërkurën qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikan dhe la të plagosur dy të tjerë, në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Në familjen Uka, mbretëron një atmosferë e rëndë pikëllimi e zhgënjimi, ku familjarët ndihen të turpëruar me veprimin e nipit të tyre, i cili dëmtoi rëndë imazhin e Kosovës. Xhaxhai i Aridit, Behgjeti thotë se nuk arrin të besojë që diçka e tillë është kryer nga anëtari i familjes së tij.
“Këtë lajm që e kemi marr si familje Uka, na ka tronditur të gjithëve. Kjo për ne është tragjedi. Popullin amerikan e kemi si vëlla, ai na ka ndihmuar në kohërat ma të vështira, në kohën e luftës. Unë atë djalë që shtatë vite nuk e kam parë. Ne jemi një familje që punojmë me ndërtimtari dhe nuk merremi më këso gjërash. Ngushëllim për popullin amerikan, për këtë tragjedi që ka ndodhur. Kërkojmë falje tek ata. Ata si popull na kanë nxjerrë ne prej krizave, e tash një vepër e tillë me u kry nga një një anëtar i familje kjo është shumë keq, jo vetëm për shtëpinë time, por për gjithë Kosovën. Paska edhe njerëz të çmendur, gjithçka paska mundësi të ndodhë” tha Behgjet Uka.
Aridi, në faqen e tij të rrjetit social Facebook është paraqitur me emrin Abu Reyyan dhe sipas mediave gjermane të gjitha komunikimet dhe postimet e tij janë të ndërlidhura me mesazhe të ekstremistëve islamikë. Familja Uka në Mitrovicë thotë se nuk dinë shumë për nipin e tyre, të cilin nuk e kanë parë prej shtatë vitesh, kur ai ka qenë fëmijë.
“Asnjë informatë më shumë për të nuk kam. Unë vet atë djalë për shtatë vite nuk e kam takuar. Ka lindur në Gjermani, traditat i ka si fëmijë gjerman. Atij nuk i ka interesuar për askënd, as për xhaxhallarët as për komshijtë...Çfarë ideje, çfarë budallallëku i ka hyrë në kokë nuk e di. Më mirë kishte me qenë që kjo të kishte ndodhur në familjen tonë sesa në ushtarët amerikan” tha Behgjet Uka.
Televizoni Albanian Screen mëson se gjyshi nga e ëma i Aridit është kryeimami i xhamisë së Zhabarit. Ndërkohë policia e Kosovës ka marrë në pyetje pjesëtarët e kësaj familje dhe të afërmit për të hedhur dritë mbi motivin e këtij krimi të rëndë.
Bul Salihu
Azhornuar së fundi ( e enjte , 03 mars 2011 )