Pakti Caves. Libi negociata mes luftes civile

Presidenti i Venezuelës Hugo Caves do të jetë negociatori i krizës së Libisë. Në ditën kur Haga vendos të lëshojë mandat- arresti ndërkombëtar kundër Gadafit, nga Tripoli bëhet e ditur se Muamer Gadafi dhe presidenti i Ligës Arabe Ame Musa, kanë rënë dakord me planin paqësor të presidentit të Venezuelës Hugo Çavez, për t'i dhënë fund krizës në Libi.
Ministri i Informatave i Venezuelës, Andres Izara, tha se Çavez ka folur me Gadafin të martën, rreth mundësisë për krijimin e një blloku të vendeve mike, i cili do të quhej Komiteti i Paqes, dhe do të ndërmjetësonte mes Gadafit dhe kryengritësve. Paqeja tashmë nuk gjendet asgjëkundi në Libi ku luftimet raportohen në cdo metër ndërmjet besnikëve të regjimit e kundërshtarëve të tij. Rebelët ruajnë kontrollin e Bregës së pasur me naftë, 800 km në lindje të Tripolit e beteja vazhdon e po kështu dhe bombardimet nga ajri.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Holandës konfirmoi se tre ushtarë të saj mbahen nga autoritetet në Libi pasi u kapën nga forcat besnike të Moamer Gadafit teksa po përpiqeshin të shpëtojnë punonjësit evropianë me helikopter. Zëdhënësi i ministrisë tha se tre marinsat janë kapur të dielën në Sirte, në veri të Libisë, dhe se po zhvillohen "negociata intensive" për të siguruar lirimin e tyre.
Delina Bitraku