Lideri i Hamasit mirëpret "gjuhën" e Obamës
Gjatë një interviste dhënë për të përditshmen italiane "La Repubblica" Khaled Meshal, lideri i organzatës islamiste Hamas, vërejti se Presidenti amerikan, Barak Obama, po përdor një "gjuhë të re" lidhur me Lindjen e Mesme dhe se përmirësimi i raporteve me Hamasin tashmë është veç çështje kohe. "Nga Presidenti Obama po përdoret një gjuhë e re lidhur me rajonin. Sfida për të gjitha palët tashmë është kthimi i kësaj gjuhe në prelud të ndryshimeve të politikave amerikane dhe evropiane".