Dosje të reja për kontakte me UFO-t
Ministria britanike e Mbrojtjes ka deklasifikuar këto ditë grupin e tretë të dosjeve mbi UFO-t, të cilat përmbajnë të dhëna mbi takime me objekte dhe qenie të panjohura për hapësirën kohore nga viti 1987 deri në 1993. Ajo që ngjall më shumë kureshtje në këtë grup dosjesh është një objekt në formë bumerangu i parë nga një kullë kontrolli avionësh, si dhe takimi i një gruaje me një alien. Sipas rrëfimit të gruas, fillimisht kishte takuar një burrë që i kishte thënë se vinte një planet tjetër, më pas kishte parë një objekt të çuditshëm të niste fluturimin.