E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku për bombë tremb familjen mbretërore

Nga burimet policore të Kopenhagenit u bë me dije se një kërcënim për bombë detyroi autoritetet të largonin menjëherë nga ambientet e aeroportit princin e kurorës së Danimarkës dhe bashkëshorten e tij. Princi Frederik Andre Henrik Kristian dhe Princesha Meri po kalonin një prej hyrjeve në çastin kur një danez 45-vjeçar lajmëroi se kishte eksploziv në valixhen e tij. Të pranishmit e kishin dëgjuar burrin të thoshte: "Nuk e besoj dot që kaq shumë policë nuk e kanë zbuluar dot bombën që kam në valixhe".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›