Skolari: I shkarkuar? Do kthehem në Brazil
Një eliminim gjithnjë e më i mundshëm nga Champions League në përballjen me Juventusin, mund të vendosë të ardhmen e Felipe Skolarit, mbi të cilin qëndron hija e Roberto Mançinit. Megjithatë, trajneri brazilian nuk e dramatizon situatën: "Nëse do të më shkarkojnë, do të gjej një tjetër punë. Nesër, pas një viti, pas dy vjetësh. Punoj si trajner prej 25 vjetësh. Më pëlqen Çelsi, më pëlqen lagjja ku banoj, puna, njerëzit, deri edhe shtypi. S‘ka problem. Por nëse kthehem në Brazil do të jetë njëlloj. Mua më pëlqen jeta".