Zenit, Arshavin kërcënon me "grevë"
Tashmë ka luftë të ftohtë mes Andrei Arshavin dhe drejtuesve të klubit të tij, Zenit San Peterburg. Ai kërcënon me se nuk do të niset për në Dubai me skuadrën, në shenjë proteste kundër drejtuesve të klubit, që e kanë ngritur koston e kartonit të tij dhe duke hedhur kështu në erë tratativat me klubet angleze të interesuara për ta blerë. "Andrei ka një kontratë deri në 2010. E vetmja kërkesë e ardhur deri tani për të është ajo e Arsenalit për vetëm 10 milionë sterlina. Shumë pak. Nuk ka asnjë ofertë nga Mançester Siti".