E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skolari, më 1 korrik nis punën te Çelsi

Luiz Felipe Skolari nuk do të bëjë asnjë koment në lidhje me vendimin e tij për t'u bashkuar me Celsin në rolin e trajnerit përpara se të përfundojë aventurën me Portugalinë në Euro 2008. Klubi londinez bëri të ditur rekrutimin e tij pak orë pas fitores së luzitanëve kundër Cekisë (3-1).
Skolari do të fillojë punë e te skuadra e Abramovicit, më 1 korrik. Federata Portugeze e Futbollit e falënderoi publikisht trajnerin brazilian për pesë vitet e punë së tij me ekipin kombëtar.
Miliarderi rus Abramovic kërkonte një emër të rëndë si trajner për të rivalizuar me tenikët e tjerë të Premier Ligës: Alex Ferguson (Manchester United) ou Arsene Venger (Arsenal). Bisedimet e nisura me italianët Carlo Ancelotti (Milan) dhe Roberto Mancini (ish-Inter) rezultuan të pasukseshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›