E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xof: “Donadoni e di se çfarë duhet të bëjë”

Ish-trajneri i Italsië, Dino Xof, pohoi se tekniku i aktual i "Axurrëve", Roberto Donadoni e di shumë mirë se cfarë duhet të bëjë. Italia humbi 3-0 me Holandën dhe shtypi vendas nuk e kurseu trajnerin. "Kur humbet, - shpjegoi Xof, - kritikat janë të rënda, por kjo është në logjikën e gjërave". Sipas Xof, Donadoni nuk kishte bërë asgjë të gabuar. "Presioni ishte i madh. Të gjithë e konsideronin një shëtitje ndeshjen kundër Holandës".
Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni, parashikohet të bëjë ndryshime pas humbjes 3-0 me Holandën në ndeshjen e parë. Xhorxho Kielini mund të zëvendësojë Marko Materacin në qendër të mbrojtjes, Fabio Groso do të luajë në majtë dhe Xhanluka Zambrota në të djathtë. Mesfushori Daniele de Rosi dhe sulmuesi Alesandro del Piero priten të jenë në formacionin startues. Trajneri Roberto Donadoni mund të hedhë në fushë edhe Antonio Kasano, i cili ashtu si Del Piero, bëri në përshtypje të mirë pasi u fut në lojë si zëvendësues. Antonio Kasano ka nevojë për një gol për të qenë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kampionatet Europiane, me te tre tillë. Materaci është i vetmi lojtar në skuadrën e Italisë, që ka fituar Serinë A.
Italia dhe Rumania janë takuar 14 herë me njëra-tjetrën. Italia ka fituar 10 herë, ndërsa Rumania vetëm 2 herë. Ato kanë luajtur shtatë herë në kompeticion të mëdha: pesë fitore për Italinë, e një për Rumaninë.
Në cerekfinalet e Euro 2000, Italia fitoi 2-0 me golat e realizuar nga Francesko Toti e Filipo Inzagi. Fitorja e fundit e Rumanisë me Italinë ka ndodhur afërsisht 20 vjet më parë. Një ndeshje e miqësore e fituar 1-0 në mars të vitit 1989. Trajneri aktual i Italisë, Roberto Donadoni luajti në këtë humbje.
Sulmuesi rumun Siprian Marika, ka një dëmtim në kokë, por mund të zëvëndësojë Daniel Nikulaen në vijën e parë, nëse ai do të jetë plotësisht në rregull. Rumania nuk pëson gol në tre ndeshjet e fundit ndërkombëtare, teksa ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet në Kampionatet Europiane. Rumania mundi Anglinë 3-2 në Euro 2000, për t'i dhënë fund serisë prej 8 humbjesh në Kampionatet Europiane. Rumania është një nga ekipet që ka shënuar më pak gola në 10 Kampionatet Europiane të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›