Leonardo hedh poshte largimin nga Milani
Nuk ka asnje ndryshim ne kontrate dhe situata paraqitet njelloj si ne fillim te sezonit, kur kam firmosur nje kontrate me Milanin", - theksoi trajneri i kuqezinjve Leonardo, pas fjaleve te fundit qe qarkullojne ne lidhje me te ardhmen e tij."Nuk ka dyshime dhe nuk kam menduar asnjehere ne lidhje me te ardhmen",- thekson trajneri i Milanit, Leonardo ne lidhje me lajmin e fundit se drejtuesit e Milanit jane gati qe te ulin afatet e kontrates ne fund te ketij sezoni. "Nuk besoj se ka ndonje gje per te qartesuar ne kete mes. Jam duke punuar ne Milanelo dhe nje gje nuk me ka pelqyer deri tani: fjalet qe qarkullojne ne media. Problemi nuk eshte te kontrata sepse kam firmosur nje te tille, qe me skadon pas tre sezonesh. Une mendoj vetem per te sotmen dhe menyra ime e punes eshte qe te vleresoj cdo gje deri ne detaje" - perfundoi trajneri kuqezi i Milanit. Sot kuqezinjte do te luajne ndaj Sampdorias dhe fitorja konsiderohet alternative e vetme, me qellim qe te pretendohet titulli ne fund te gares se kampionatit.