E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbipesha e obeziteti po rrisin numrin e femijeve me diabet

Diabeti i tipit 2 vjen si pasoje e mbipeshes dhe obezitetit. Ai po shfaqet ndjeshem edhe tek femijet. Mjeku endokrinolog Florian Toti ne intervisten e tij per gazeten sqaron disa nga shkaqet e shtimit te numrit te femijeve qe preken nga diabeti. Po keshtu ai flet per komplikacionet dhe menyren si mund ta parandalojme semundjen duke bere apel per me shume ndergjegjesim. Shqetesimi per shtimin e te prekurve me diabet behet akoma me i madh kur kemi te bejme me femijet.
Mund te na thoni disa nga shkaqet e rritjes se numrit te tyre dhe si mund te zbulohet ne kohe semundja
Faktoret jane te shumte por ne rritjen e diabetit te femijet me se shumti ka ndikuar obeziteti ose dhjamezimi mungesa e aktivitetit fizik ushqimi jo i shendetshem. Keshtu menyra e shfaqjes se diabetit te tipit 2 qe dikur ka qene e paimagjinueshme eshte e njejta si tek te rriturit. Prinderit duhet te dyshojne per semundjen e sheqerit dhe te kerkojne ndihmen mjekesore ne rast te urinimit te shpeshte gjate nates shtimit te etjes dhe humbjes ne peshe. Poliuria urinimi i shpeshte dhe polidipsia shtimi i etjes jane shenjat treguese per nje diabet te mundshem. Nese ne kete faze nuk arrihet zbulimi i semundjes atehere fillon perkeqesimi i gjendjes se pergjithshme te femijes i cili ndjehet i pafuqishem dhe i lodhur. Mund te shfaqen dhimbje ne abdominale te vjella dhe crregullim i vetedijes.
Nderkohe pervec diabetit te tipit 2 qe shfaqet njesoj si tek te rriturit kemi dhe diabetin e tipit 1 tek femijet cfare eshte ai
Diabeti i tipit 1 eshte nje gjendje e mungeses se insulines e cila mjekohet vetem me insuline dhe kjo situate nuk mund te trajtohet me medikamente nga goja. Mungesa e insulines shkakton nje demtim te metabolizmit per arsye te pakesimit te futjes se glukozes ne shume lloje qelizash si ato muskulare dhe indin dhjamor duke krijuar demtime te njepasnjeshme te aktivitetit qelizor. Qelizat jane ne situate urie dhe ne proces te demtimit te yndyrnave e proteinave. Hormonet rregullatore nxisin prodhimin e sheqerit duke rritur akoma me shume glicemine.
Cilet jane parimet baze te kujdesit ndaj diabetit fare mund te bejme ne jeten tone te perditshme kur zbulojme se jemi te prekur nga semundja
Ekzistojne 4 kater parime baze mbi kujdesin ndaj diabetit me ndihmen e te cilave semundja mund te kontrollohet mire por edhe kualiteti i jetes te permiresohet. Ato jane ushqimi i duhur aktiviteti fizik edukimi dhe kontrolli periodik i nivelit te glukozes. Pervec insulines dhe aktivitetit fizik ushqimi i duhur dhe korrekt ka rol kyc ne mjekim. Perberesit e rekomandueshem ne ushqimin e te semureve dhe menyra e pergatitjes se tyre jane zakonisht ato ushqime qe per shkak te vlerave ushqyese e kalorike numerohen ne te ashtuquajturat ushqime te shendetshme. Prandaj ushqimi diabetik mund te jete nje zgjedhje e mire edhe per persona te shendetshem pra per te gjithe familjen.
Cilat jane disa nga komplikacionet qe mund te shkaktoje diabeti nese nuk trajtohet ne kohe
Diabeti eshte nje semundje qe po nuk u zbulua dhe u mjekua ne kohe ne menyre te rregullt shkakton nderlikime serioze si semundje kardiovaskulare verbim semundje te veshkave infeksione urinare amputime te kembeve. Tek te semuret diabetike rreziku per semundje kardiovaskulare eshte 2-4 here me i larte se tek njerezit jodiabetike ose amputimet e kembes jane 10 here me te shpeshta se tek njerezit jodiabetike. Ne kete aspekt kostoja shendetesore per pacientet eshte shume e larte. Por diabeti ka edhe kosto ekonomike sepse diabetiku ka nevoje per medikamente trajtime dhe ekzaminime qe shpesh jane te kushtueshme. do vend shpenzon 10-20 te buxhetit te shendetesise per problemet e lidhura direkt ose indirekt me diabetin. Diabeti e rrit koston e jetes se diabetikut me 2-25 here me shume. Shteti nga ana e tij perballon nje pjese te madhe te shpenzimeve te diabetikeve. Barnat antidiabetike te perfshira ne listen e rimbursimit jane rritur nga 6 ne vitin 2000 ne 16 ne vitin 2008 dhe vetem insulinat e perfshira ne listen e rimbursimit jane rritur nga 4 ne vitin 2000 ne 12 ne vitin 2008. Megjithate kemi ende shume per te bere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›