Lezhe mbrojtesi i Pogradecit dy ore ne koma
Minuta e 58-te e takimit Beselidhja - Pogradeci ka qene dritheruese ne stadiumin Brian Filipi te Lezhes. Nje dyluftim ndermjet lezhjanit Gega dhe mbrojtesit pogradecar Balla ka bere qe ky i fundit te humbase ndjenjat per rreth 2 ore. Mbrojtesi Balla pas nje perplasje me koke me Gegen ka rene ne toke per te mos u ngritur derisa i eshte dhene ndihma e shpejte nga mjeket e te dyja skuadrave dhe me pas eshte transportuar ne spitalin rajonal te Lezhes. Ka qene nje demtim ne veshin e djathte te lojtarit qe e ka lene ne gjendje kome deri ne oren 1700. Ndihma e specializuar ne Spitalin Ushtarak i ka dhene fund vuajtjeve te futbollistit qe tani eshte jashte rrezikut per jeten.