Shperthen kaldaja dy te plagosur ne Shkoder
Dy pjesëtar të familjes “Beltoja” në qytetin e Shkodrës janë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një kaldaje gazi të lëngshëm në banesën e tyre.
Burime nga policia e Shkodrës, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në lagjen “Perash” të qytetit të Shkodrës, dhe se të dëmtuarit janë shtetasit Rezart Beltoja, 40 vjeç si dhe djali i tij 6 vjeçar, që gjendeshin në banesë kur shpërtheu kaldaja. I njëjti burim thotë se, i dëmtuar ka mbetur edhe personi që po montonte kaldajën në banesën e familjes Beltoja.
Shpërthimi i kaldajës me gaz të lëngshëm ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm në banesen ku ajo ishte e vendosur por edhe në apartamentet e tjera.