E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimet pa leje/ Banoret e rruges Shefqet Musarai ankohen tek Policia Bashkiake

Banorët e një pallati i cili ndodhet në rrugën “ Shefqet Musarai “ pranë ish -NPV-së ushatarke, i janë drejtuar sot Drejtorisë së Policisë Bashkiake, për të shprehur shqetësimin në lidhje me ndërtimin e një pallati në një distancë fare pranë tyre.

“Pallati do bllokohet fare kur njerëzit kanë kuzhinë, kanë banjo, kanë edhe dhomat dhe do të bllokohet komplet drita e këtyre banorëve. Personat që duan të ndërtojnë pallatin kanë ndërmend të zënë dhe një rrugë e cila i shërben dhe një komunieti të tërë, të ndërhyjë dhë në rrugë, ta bllokojnë fare atë. Ne kërkojmë thjesht zbatimin e rregullave të urbanistikës, largësia midis pallateve dhe prona publike të mos preket. I prish punë themeleve të pallatit tonë, i shkakton carje mureve tona sepse do afrohet katër metër tek thelemet e pallatit tonë”, thanë të shqetësuar banorët.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Policise Bashkiake, e cila nëpërmjet inspektoreve bashkiake ka bërë verifikimin e vendndodhjes së firmes, dosja e të ciëes sipas inspektorëve do të shqyrtohet menjëherë.

Policia bashkiake bën me dije se ka pezulluar punimet me një afat 10 ditor deri në shyrtimin e plotë tekniko ligjorë të ndërteses që po ngrihet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›