E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli Veprat antipermbytje pritet te perfundojne para shtatorit

Para muajit shtator, kur fillojnë edhe rreshjet, pritet të përfundojnë të gjitha veprat mbrotëse ndaj përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës dhe në Lezhë. Ministry I Bujqësisë, Genc Ruli bën me dije se aktualisht po ndërtohen 20 km argjinaturë në bregun e lumit të Bunës. Këto konfirmime sqarojnë edhe publikimet, sipas të cilave ndryshimi I buxhetit shkurtoi fondet për veprat antipërmbytje.

Kreu i Bujqësië, Genc Ruli bën me dije se aktualisht po punohet për ndërtimin e të gjithaq veprave mbrojtëse ndaj përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës dhe në Lezhë. Një deklaratë e tillë vjen, në një kohë kur janë publikuar të dhëna, se dikasteri I bujqësisë ka njohur ulje drastike nga ndryshimet në buxhet, të cilat kanë prekur fondin për ndërtimin e këtyre veprave.

Për këtë vit është planifikuar që një fond prej 1 miliardë lekë të përdoren për rehabilimin e argjinaturave mbrojtëse të lumit Buna dhe aktualisht po punohet në 11 objekte. Vec kësaj, me një financiam të Bankës Botërore, me vlerë 8 milionë dollarë do të rehabilitohe 34 hidrovorë bë Shkodër dhe në Lezhë. Këto investime, të cilat janë zhvilluar thuajse në gjysmën e tyre, janë inspektuar vazhdimisht nga Drejtoria eTeknike si dhe nga vetë ministri, Genc Ruli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›