E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapar, shpërthen predha, humbet jetën bababi i tre fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së djelës në Repartin e Bigasit në rrethin e Skraparit. Një 42-vjeçar në afërsi të këtij reparti ka qënë duke mbledhur hekura për skrap, ndërkohë që ka gjetur një predhë dhe në përpjekje për ta hapur, predha ka shpërthyer duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima është Fatos Dyrmishi, banor i fshatit Koprënc, në komunën Çepan i cili ka qënë duke mbledhur hekura që më pas do ti tregëtonte për skrap në afërsi të repartit. Kanë qënë banorët e fshatit, të cilët të alarmuar nga zhurrma janë ofruar për ti dhënë ndihmën e parë, por pa mundur ta shpëtojnë nga vdekja.

Menjeherë pas kësaj, trupi i 42-vjeçarit u dërgua drejt spitalit të Çorovodës për ekspertizën mjeko-ligjore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur më pas edhe ekspertë të policisë, ushtrisë të cilët nisën hetimet për mësuar shkaqet e plota të kësaj ngjarje.

Ky repart në të cilin kryhet proçesi i demontimit është kthyer në një rrezik të vërtetë për banorët të cilët gjenden shpesh në ambjentet e tij për të mbledhur skrap.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›