E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet gomonia me 200 kg drogë, vinte nga Shqipëria

Policia italiane gjatë një aksioni anti-drogë ka bërë të mundur sekuestrimin e një gomone me 200 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se aksioni është ndërmarrë nga Guardia di Finanza, në afërsi të kanalit të Otrantos, pak më në veri të Santa Maria di Leuca.
 

Sipas mediave gomonia me gjatësi 7 metra, ishte me motor të fuqishem, 225 cv. Gjatë kontrollit në brendësi të saj u gjeten 9 çanta të mëdha, ku ishte ambalazhuar sasia e drogës. Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin dhe e trafikantëve të drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›