E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen predha, vdes 42-vjeçari

Viktima është shtetasi Fatos Dyrmishi, 42-vjeç, i cili kishte shkuar për të mbledhur skrap, ku midis hekurishteve gjendeshin edhe predha të vjetra.

42-vjeçari ka tentuar të shkëpusë djegoren nga predhat, duke shkaktuar edhe shpërthimin, i cili e ka dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, çka i solli më pas edhe vdekjen. Ngjarja ndodhi në mjediset e një ish-reparti ushtarak, ku aktualisht po demontohen armë.

Punëtorët kanë hedhur pjesët e djegoreve të predhave. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes, ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/

                                                                                             2012-04-22 10:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›