Mirditë, rinisin kërkimet për gjetjen e 43-vjeçarit

Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit Llesh Karrica i cili prej dy ditësh rezulton i mbytur në ujërat e lumit Fan në Mirditë.
Polumbarët kanë nisur kërkimet pas ndërprerjeve si pasojë e vërshimit të ujit në lumin Fan pas reshjeve të shiut.
Babai i gjashtë fëmijëve, u mbyt dy ditë më parë në lumin Fan, të Mirditës teksa ishte duke u kthyer në shtëpi. 43-vjeçari po përpiqej të kalonte lumin por rryma e ujit e ka rrëmbyer duke e marrë me vete.
Rruga që lidh fshatin Simon të komunës Kaçinar me Rrëshenin është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave nga reshjet e shumta prandaj 43-vjeçari po tentonte të kalonte lumin për të shkuar në shtëpi.