E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, rritje prej 30 përqind të kriminalitetit

Kriminaliteti në Elbasan ka arritur në nivelet e tij më të larta krasuar met vitet e mëparshme. Drejtoria e Policisë në qarkun e Elbasanit bënë të ditur se në 3 muajt e parë të këtij viti krimi në këtë qytet është rritur me 30%.

Sipas drejtorit Emri Vata, krahas kësaj, policia ka punuar për zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale. Përgjatë kësaj periudhe janë evidentuar 310 vepra penale, 99 më shumë se tre mujori i parë i vitit që lamë pas, ndërkohë që janë zbuluar 256 vepra të përkthyera në përqindje 82.6% e tyre.
 

Nga statistikat e prezantuara në analizën e tre mujorit të parë të këtij viti numri më i lartë i veprave penale janë rregjistruar në dëm të pronës ndërsa është theksuar se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të vazhdojë të jetë në fokusin kryesor për periudhen pasardhëse për punën e uniformave blu të Elbasanit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›