E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skuadra e Realit thuajse komplete kundër Betisit

Kampionët e Spanjës, Real Madrid, do të kenë një skuadër pothuajse komplete në përballjen e të shtunës kundër Real Betisit. Trajneri Juande Ramos ka përfshirë në skuadrën e tij katërshen kryesore: Wesley Sneijder, Arjen Robben, Lassana Diarra dhe Guti."Marca" ka bërë të ditur se katër yjet e madrilenëve i kanë kaluar problemet me dëmtimet dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu të shtunën mbrëma. Lista e plotë e lojtarëve të cilët do të jenë të gatshëm për Los Blancos në ndeshjen kundër Betisit: Casillas, Codina, Dudek, Pepe, Sergio Ramos, Cannavaro, Marcelo, Heinze, Metzelder, Miguel Torres, Sneijder, Lass, Robben, Guti, Gago, Raul, Saviola, Huntelaar, Higuain.Reali I drejtuar nga Huande Ramos ndodhet në vend të dytë të Primera Divizion me 50 pikë 10 më pak se Barcelona e vendit të parë.Pas ndeshjes ndaj Betisit për kampioant skuadrën e galaktikëve të Europës e prêt një sfidë tepër interesante në Champions League kundër Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›