Buffon ëndërron finalen kundër Barcelonës
Portieri më i mirë në botë, Gianluigi Buffon, thotë se ëndërron që të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës aktualisht më të mirë në rruzull, Barcelonës. Në mesjavën e ardhshme Juventusi do të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë ndërmjet tyre, e cila do të zhvillohet në Stamford Bridge të mërkurën mbrëma, ndërsa portieri bardhezi tashmë është duke menduar për finalen në Romë."Ëndërroj të luaj në finale kundër Barcelonës. Mirëpo, nëse dështojmë të shkojmë deri atje, do të kisha dashur që në finale të përballeshin Roma dhe Liverpooli", ka thënë portieri italian.Liga e Kampionëve është një nga objektivat kryesor të Zonjës së Vjetër të drejtuar nga Ranieri pasi në Kampionat bardhezinjtë janë 9 pikë prapa Interit.Të gjithë në shtëpinë bardhezi janë të fokusuar te Liga e Kampionëve duke filluar edhe nga vetë Presidenti Koboli Gigli.Finalja e Ligës së Kampioneve këtë vit do të luhet në Romë dhe juventinët do të dëshirojnë të përsërisin fitoren që arritën në vitin 1196 në kryeqytetin Italian kur mposhtën me penallti Ajaksin e Amsterdamit.